Policia spanjolle ka gjetur eshtrat e 22-vjeçares shqiptare Sibora Gaganit, e zhdukur 9 vite më parë.
El mundo bëjnë me dije se trupi i shqiptare është gjetur në një kuti druri e murosur në murin e një banese, nga ish i dashuri i saj Marco R.
Hetuesit e Policisë Kombëtare kishin kontrolluar vazhdimisht apartamentin ku Sibora dhe Marco kishin jetuar por nuk kishin gjetur asgjë. Trupi i Siborës ishte fshehur mirë brenda një kutie druri mes mureve të shtëpisë, sipas burimeve policore.
Për lokalizimin e tyre, agjentët e grupit UDEV dhe Brigadës së Policisë Gjyqësore vendore, në bashkëpunim me njësinë e sistemeve speciale të ISGJ-së, kanë përdorur aparatura me rreze X me të cilat kanë bërë regjistrimin e plotë të pronës deri në gjetjen e eshtrave.
Pas nxjerrjes së trupit, trupi është transferuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Malaga ku është parashikuar të kryhet autopsia dhe të konfirmohet identiteti.