FOTOT/ Publikohet sërish në rrjete sociale teza e provimit të Gjuhë Letërsisë

107
Sigal

Është bërë publike sërish teza e provimit të Gjuhës Shqipe, edhe pse maturantët ndodhen ende në sallë ku po i nënshtrohen testimit të dytë të maturës 2023.

Teza e provimit të letërsisë është bërë publike vetëm 15 minuta pas fillimit të procesit.

Janë rreth 30 mijë maturantë në të gjithë vendin që po i nënshtrohen testit të dytë të maturës, ku procesi ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të mbarojë në orën 12:30.

Lidhur me publikimin e tezës së parë të anglishtes, ministrja e Arsimit Evis Kushi tha se ky detaj nuk e cënon procesit, ku vetëm një ditë më vonë ‘tradita’ është përsëritur ku dhe është bërë publike fleta e provimit.

“Detaj që nuk e cenon procesin. Është e parapërgatitur, bëhet për të vënë në dyshim procesin. Me sa duket ka njerëz që angazhohen për një gjë të tillë, është e njëjta dorë që i publikon”, tha Kushi.

Kujtojmë se maturantët kryen provimin e Anglishtes më 1 qershor, ndërsa më 13 qershor do të testohen në provimin e matematikës.

Lënda me zgjedhje është provimi i fundit, që do zhvillohet më datë 19 qershor.

FOTOT/ Publikohet sërish në rrjete sociale teza e provimit të

FOTOT/ Publikohet sërish në rrjete sociale teza e provimit të

FOTOT/ Publikohet sërish në rrjete sociale teza e provimit të

FOTOT/ Publikohet sërish në rrjete sociale teza e provimit të