Ja 10 shkeljet ligjore, të bëra nga Ministria e Shëndetësisë në tenderin e vaksinave

698
Sot, po vazhdojmë të publikojmë pjesë të tjera faktike, që kanë lidhje me skandalin e bërë me vaksinat e gripit, të inskenuar, organizuar dhe realizuar shkresërisht prej kupolës së Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë “Megapharma”, finalizuar në bashkëveprim, duke plotësuar dosje prokurirmi me procedura e “letra” të paligjshme, madje në pjesën më të madhe edhe të plotësuara në Tiranë e jo në qendrat shëndetësore, për të cilat është akorduar fondi dhe prej të cilave ligjërisht duhej të zhvillohej gjithë procedura e prokurimit për blerje vaksinash, natyrisht me çelje fondi nga Ministria e Shëndetësisë, nga buxheti i shtetit dhe jo nga kuleta personale e biznesit të krerëve (ç)drejtues të kësaj ministrie, që i janë futur me babëzi edhe tenderëve me vlera qindarkash, duke ua dhënë zyrtarëve të tyre në shëndetësi, miqve, familjarëve, ortakëve koncesionarë dhe “paguesve më të parë e të majmë” të ryshfetit. Në rastin konkret, tenderi për vaksinat e banorëve të fshatrave e qyteteve të Shqipërisë i zhvilluar për sezonin 2015-2016 (siç thotë ministria) ka të saktë vetëm emrin e Ministrisë së Shëndetësisë, emrat e anëtarëve të komisionit të vlerësimit të ofertave (KVO) të caktuar nga ministri dhe emrin e firmës që i është dhënë tenderi si fituese e vetme në gjithë Shqipërinë. 

Sipas ekspertëve të prokurimeve që i janë referuar ligjit dhe vetëm ligjit për prokurimet, rezulton se gjithë procedurat dhe letrat e tjera që kanë lidhje me tenderin e vaksinave, janë në shkelje të ligjit dhe me abuzime faktike, që nga përmbajtja e njoftimit publik, që nga shpallja e fituesit, që nga shpallja “natën” e fundit të fundit të vitit e lidhjes së kontratave me buletin publik zyrtar “extra” e deri tek nënshkrimi i kontratave, të cilat janë bërë brenda Ministrisë së Shëndetësisë dhe jo tek çdo autoritet kontraktor, pra jo tek çdo qendër shëndetësore që ligji dhe konkretisht ky tender i njeh dhe i përcakton si “autoritet i vetëm kontraktor” që ka të drejtën të nënshkruaj kontratën, paçka se tenderi ëhstë bërë në ministri me gjoja blerje të përqendruar. Që çdo qendër shëndetësore është e përcaktuar ligjërisht si “autoritet kontraktor”, këtë detyrim e shpall zyrtarisht edhe Agjencia e Prokurimeve Publike në njoftimet e veçanta, të bëra për lidhje kontrate mes firmës “Megapharma” dhe çdo qendre shëndetësore. Kujtojmë, që ky numër buletini “extra” është botuar me urgjencë, kuptohet “posaçërisht” për firmën “Megapharma”, publikuar në faqen e APP pas orës 20.00 të mbrëmjes së datën 31 dhjetor 2015. Investigimi i gazetës “Telegraf”, do të vijoj me të tjera skandale nga firmat e ilaçeve të cilat ndahen në copa për të maskuar faktin që janë e “njëjta dorë” pronësi, ose ortakërie që marrin pjesë në tenderë si firma të veçanta, madje edhe duke aktruar sikur janë rival “të egër”në konkurrimin me ofertat.
—————————–
Ja 10 “hijet”, abuzimet dhe shkeljet e bëra me procedurën e tenderit të vaksinave
1. Publikimi i fundit i muajit dhjetor dhe i krejt vitit 2015 i “Buletinit të Prokurimeve Publike” është bërë në datën 28 dhjetor 2015, me Nr. 51 të Buletinit, ndërsa në orët e mbrëmjes të datës 31 dhjetor, APP ka publikuar një tjetër buletin tenderësh me Nr. 52, ku në 50% të njoftimeve ishin ato për kontratat e lidhura prej firmës “Megaphrama” me qendrat shëndetësore për tenderin e vaksinës në gjithë Shqipërinë. 
2. Publikimi i buletinit të datës 31 dhjetor është bërë pas orarit zyrtar, konkretisht pas orës 20.00.
3. Kontratat mes qendrave shëndetësore, sipas njoftimeve publike në buletinin 52 të APP, janë lidhur qysh në në datat 3, 5, 6 e 9 nëntor 2015, ndërsa shpallja publike e tyre është bërë në datën 31 dhjetor 2015 
4. Në 171 faqet njoftime që publikohen në Buletinin Nr. 52 të APP, thuhet së është një “blerje e përqendruar”, bërë prej Ministrisë së Shëndetësisë, në fakt kontratat e nënshkruara veç e veç, tregojnë se nuk është blerje e përqendruar, por prokurim për çdo qendër shëndetësore, mbasi firma fituese ka lidhur kontratë me çdo qendër
5. Nga mbi 300 kontratat e lidhura me qendrat shëndetësore të qyteteve e fshatrave të Shqipërisë, 237 prej këtyre kontratave rezultojnë se janë nënshkruar në 1 ditë, në të gjithë qendrat shëndetësore të vendit? 
6. Thuhet, se ky nënshkrim kontratash pa nënshkruar qendrat shëndetësore, bëhet me delegim, por ligji thotë që “delegimi” në blerjet e përqendruara, bëhet me VKM të posaçme, të publikuar në “Fletore Zyrtare”.
7. Prokurimi i fondit për vaksinat është bërë për vitet 2015-2016, ndërkohë që ligji e përcakton qartë dhe prerë, që prokurimi bëhet vetëm për 1 vit buxhetor. 
8. Në njoftimet e bëra për lidhjen e kontratave, thuhet se ka një autoritetet kontraktues, që bënë lidhjen e kontratës dhe ky autoritet janë qendrat shëndetësore, por këto nuk kanë firmosur e nuk kanë vulosur asnjë letër, madje shumica prej tyre nuk kanë as dijeni nëse në emër të tyre është bërë ky tender vaksinash e që janë hedhur firma dhe vula.
9. Sipas buletinit Nr. 52 të APP dhe sipas njoftimit të ministrisë, rezulton se në 237 qendra shëndetësore në mbarë vendin, kontratat janë lidhur në 1 ditë, konkretisht në datën 9 nëntor 2015. 
10. ministria nuk ka bërë njoftim paraprak të veçantë për çdo qendër shëndetësore, për nevojat për vaksina për çdo qendër banimi.
——————————————–
Sigal

Mirditë, 7 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Fan
2. Orosh
3. Selitë
4. Kaçinar
5. Kthellë
6. Rrëshen
7. Rubik

Përmet, 8 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Ballaban
2. Çarshovë
3. Dëshnicë
4. Frashër
5. Këlcyrë
6. Petran
7. Sukë
8. Piskovë

Lezhë, 8 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Balldre
2. Blinisht
3. Kolsh
4. Kallmet
5. Lezhë
6. Shëngjin
7. Shënkoll
8. Ungrej

Kavajë, 9 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Golem
2. Gosë
3. Helmës
4. Kavajë
5. Kryevidh
6. Lekaj
7. Luz i Vogël
8. Rrogozhinë
9. Synej

Pukë, 9 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Blerim
2. F. Arrëz
3. Fierzë
4. Gjegjan
5. Iballë
6. Qelëz
7. Qafë-Mali
8. Qerret
9. Rrape

Pogradec

1. Buçimas
2. Çërravë
3. Dardhas
4. Hudënisht
5. Pgradec
6. Propisht
7. Trebinjë
8. Velçan

Mat

1. Baz
2. Burrel
3. Derjan
4. Gurrë
5. Klos
6. Komsi
7. Macukull
8. Rukaj
9. Suç
10. Ulëz
11. Xibër

Has

1. Fajza
2. Gjinaj
3. Golaj
4. Krumë

Malësi e Madhe

1. Gruemirë
2. Kastrat
3. Kelmend
4. Koplik
5. M. Madhe

Kukës, 15 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Tërrthore
2. Topojan
3. Ujmisht
4. Zapod
5. Gjepalaj
6. Arrën
7. Bicaj
8. Bushtricë
9. Grykë-Çaj
10. Kalis
11. Kolsh
12. Kukës
13. Malzi
14. Shishtavec
15. Surroj

Mallakastër, 9 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Ballsh
2. Fratar
3. Greshicë
4. Hekal
5. Kut
6. Ngraçan
7. Dukas
8. Selitë
9. Aranitas

Librazhd, 11 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Hotolisht
2. Librazhd
3. Lunik
4. Orenjë
5. Polis
6. Përrenjas
7. Qendër Librazhd
8. Qukës
9. Rrajcë
10. Stavraj
11. Steblevë

Fier, 19 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Q. Shëndetësore Nr. 1
2. Q. Shëndetësore Nr. 2
3. Q. Shëndetësore Nr. 3
4. Cakran
5. Dërmenas
6. Frakull
7. Kuman
8. Kurjan
9. Levan
10. Libofshë
11. Mbrostar
12. Patos
13. Portez
14. Çlirim
15. Roskovec
16. Ruzhdie
17. Strumë
18. Topojë
19. Zharrës

Gramsh, 8 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Gramsh
2. Kodovajt
3. Kukur
4. Kushovë
5. Lenie
6. Poroçan
7. Skënderbegas
8. Sult

Bulqizë, 7 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Shupenzë
2. Fushë Bulqizë
3. Gjoricë
4. Klenjë
5. Martanesh
6. Ostren
7. Zerqan

Vlorë, 17 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Q. Shëndetësore Nr. 1
2. Q. Shëndetësore Nr. 2
3. Q. Shëndetësore Nr. 3
4. Q. Shëndetësore Nr. 4
5. Q. Shëndetësore Nr. 5
6. Armen
7. Brataj
8. Himarë
9. Kotë
10. Nartë
11. Novoselë
12. Orikum
13. Selenicë
14. Sevaster
15. Shushicë
16. Vllahinë
17. Vranisht

Dibër, 12 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Arras
2. Fushë-Çidhën
3. Kala e Dodës
4. Kastriot
5. Lurë
6. Maqellarë
7. Sllovë
8. Muhur
9. Peshkopi
10. Selishtë
11. Tomin
12. Zall-Reç

Elbasan, 21 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Q. Shëndetësore Nr. 1
2. Q. Shëndetësore Nr. 2
3. Q. Shëndetësore Nr. 3
4. Rrasë
5. Shirgjan
6. Tregan
7. Gracen
8. Bradashesh
9. Cërrik
10. Fierzë
11. Funarë
12. Gjergjan
13. Gjinar
14. Shalës
15. Grekan
16. Kajan
17. Klos
18. Labinot-Fushë
19. Labinot-Mal
20. Mollas
21. Papër

Gjirokastër, 13 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Antigone
2. Libohovë-Qyteti
3. Cepo
4. Dropull i Poshtëm
5. Dropull i Sipërm
6. Gjirokastër
7. Libohovë-Komuna
8. Lazarat
9. Lunxhëri
10. Odrie
11. Picar
12. Pogon
13. Zagori

Tropojë, 7 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. B. Curri
2. Bujan
3. Bytyç
4. Fierzë
5. Lekbibaj
6. Margegaj
7. Tropojë

Peqin, 6 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Gjoçaj
2. Karinë
3. Pajovë
4. Peqin
5. Përparim
6. Shezë

Tiranë, 23 kontrata të lidhura në datën 9 nëntor 2015

1. Kamëz
2. Vorë
3. Sauk
4. Shkozë
5. Selitë
6. Baldushk
7. Bërxull
8. Bathore
9. Krrabë
10. Petrelë
11. Pezë
12. Farkë
13. Vaqarr
14. Zall-Bastar
15. Bërzhitë
16. Dajt
17. Kashar
18. Ndroq
19. Paskuqan
20. Bregu Lumit
21. Prezë
22. Shëngjergj
23. Zall-Herr