Varfëria  energjitike : “81.5% e familjeve, vështirësi për të paguar dritat”

326
Sigal

 

Gjatë 9 viteve të PS në pushtet, janë gjobitur, janë lënë pa ndriçim, janë arrestuar e burgosur afro 10 mijë fukarenj për 1000 e 3000 lekë energji elektrike

Gjatë 9 viteve të PS në pushtet, janë gjobitur, janë lënë pa ndriçim, janë arrestuar e burgosur afro 10 mijë fukarenj për 1000 e 3000 lekë energji elektrike. 81.5% e familjeve shqiptare deklarojnë se e kanë të vështirë për të paguar faturat e energjisë elektrike”. Të dhënat i përkasin studimit mbi varfërinë energjetike, të realizuar nga Qendra EDEN me 650 familje të zonave rurale në 12 qarqe të vendit. Po ashtu, rezulton se 19% e të anketuarve nuk e ngrohin fare ujin në kuzhinë, për të kursyer energjinë elektrike. Paralelisht, rezulton se në Shqipëri nuk ka një plan aftgjatë për eleminimin e varfërisë energjetike.Varfëria energjetike është situata në të cilën një familje nuk mundet të aksesojë shërbimet energjetike në shtëpi në një nivel të tillë, që mund të përballojë nevojat e saj sociale dhe materiale. Ndërkohë që, prezantimi i këtij studimi vjen në një kohë kur qeveria shqiptare ka shpalosur planin e saj për të rritur çmimin e energjisë elektrike, në 42 lekë/kwh për konsumin mbi 800 Kwh.Rritja e çmimit të energjisë ka qenë një nga shqetësimet e ngritura nga një qytetar gjatë një bashkëbisedimi virtual me kryeministrin Edi Rama. Qytetari vuri në dukje lajmet në media, se shumë familje e kalojnë fashën 800 kwh në dimër, ndërsa Rama diçka të tillë shpifje.

“Nuk dua të bëj polemika me mediat. Është më shumë çfarë zgjedhim të dëgjojmë në një terren ku ka gënjeshtra të mëdha. Gjuha e urrejtjes kërkon shumë furnizim dhe furnizimi kryesor i gjuhës së urrejtjes është shpifja, akuzat e montuara, turravrapi për të asgjësuar karakteret, në pamundësi të asgjësimit të vetë personave, sepse nuk jemi në diktaturë apo lufte civile me armë. Por jemi në një situatë lufte civile me gojë dhe kjo është shumë e rëndë. Nuk kam asnjë rrugë tjetër që të bëj përpjekjen time që të mos kontribuoj fare në këtë tymnajë dhe t’u referohem të vërtetave. Janë mbi 1 milionë e 90 mijë familje që konsumojnë deri në 800 kwh dhe mbi 40 mijë familje që konsumojnë mbi 800 dhe në periudhën e pikut ky 40 mijë shkon deri në 60 mijë. Vendoseni në shkallë 1 milion me 60 mijë. Kjo është shumë e thjeshtë për njerëzit. Të marrë secili faturën dhe të shohë sa konsumon. Ky çmim nuk është përgjithmonë, është nga 1 tetori deri në dhjetor dhe në bazë të situatës energjetike të vendit do ta rishikojmë nëse do ta mbajmë apo lëvizim”, tha Rama.