Militantët zëvendësojnë mësuesit pa kaluar nga ‘Portali i Mashtrimit’

144
Sigal

Një tjetër denoncim në lidhje me punësimet në arsim, ku militantët e PS-së zëvendësojnë mësuesit pa kaluar fare nga portali i lançuar nga qeveria është bërë publik. ‘Ja ku e ka katandisur arsimin sot Edi Rama! Militantët zëvendësojnë mësuesit pa kaluar fare nga “Portali i Mashtrimit”, shkruan Berisha në Facebook. “ Jemi disa mësues, profile të ndryshme të gjimnazit Aleksandër Moisiu të Kavajës. Këtu po bëhen shkelje të mëdha dhe vazhdojnë të ndodhin akoma diskriminime në lidhje me mësimdhënien dhe me orët e mësuesve. Kemi bërë disa ankesa në drejtori dhe nuk marrim zgjidhje duke na lënë në konflikt me mësuesit e tjerë, të cilët rezultojnë të punësuar pa portal në shkelje të drejtpërdrejtë me ligjin e Emërimit të procedurave të punësimit. Gjithashtu rezultojnë mësues që kanë profil me cikël të ulët AMU profil minor dhe kjo një shkelje e rëndë me mësimdhënien në gjimnaz. Kemi bërë ankesa në zyrën arsimore Kavajë tek drejtoresha dhe kjo nuk jep zgjidhje fare sepse, ka konflikt interesi me drejtoreshën e gjimnazit. Ju lutem të na mirëkuptoni, sepse këtu mësuesit po vriten me njëri- tjetrin si pasojë e emërimeve të mësuesve pa portal dhe me cikël të ulët AMU. Verifikimi dhe vërtetimi i diplomave dhe masteri nxjerr se si mësues të emëruar pa portal dhe me cikël të ulët në shkelje me ligjin japin mësim në Gjimnaz. Të jepet çdo e drejtë e mësuesit që i takon të qëndrojë dhe të jap mësim në gjimnaz dhe jo mësues që janë me shkelje të rënda në punësim pa portal dhe mësues me diplome cikël të ulët. Është situata shumë e rëndë midis mësuesve që janë me shkelje të rënda dhe midis atyre që i takon çdo e drejtë në gjimnaz.”