“Ndryshimi i kufijve”, Doris Pack: Nuk duhet të lejohet!

568
Sigal

Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack është shprehur kundër idesë së korrigjimit të kufijve në Ballkan, duke marrë parasysh rrjedhën historike dhe periudhën e viteve 1990. Në një intervistë për Shërbimin e Ballkanit të Radios “Evropa e Lirë”, Pack ka thënë se shumë politikanë të sotëm evropianë nuk kanë qenë pjesë e politikës në vitet ’90, prandaj edhe nuk mund ta kuptojnë situatën apo edhe nuk e njohin atë. “Nëse jeni vërtet të vetëdijshëm se çfarë ka ndodhur viteve të kaluara në ato vende, atëherë nuk duhet të lejoni të ketë ndryshim të kufijve. Nëse kjo ndodh, atëherë shënon fillimin e fundit.” ka thënë ajo. Përveç tjerash, Pack ka thënë se për të është e pakuptueshme, sesi presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi janë pro kësaj politike. “Ajo që po luhet tani nuk është në interesin e Kosovës, 95 për qind e qytetarëve të Kosovës janë kundër ndryshimit të kufijve. Unë shpresoj se zgjidhja do të gjendet, por jo në ndryshimin e kufirit”, ka shtuar ndër të tjera Pack.