Kur një komb fle gjumë dhe duron diktaturat është komb në zhdukje
Enea Cenko
Avokat dhe studius
Unë që kam lexuar krejt veprat e zotit Flamur, romanin tjetër ‘’Martesa e dytë’’.vëllimin me tregime ‘’Shirita’’,Dramat për kukulla dhe librat studimorë në fushën arkeologjisë dhe hidrologjisë dhe Historia e formimit të alpeve etj. Kam qënë gjithmonë i informuar për veprat e tij. Dhe tashi së fundmi romani “Doktorresha’’i cili për nga përshkrimi i Shqipërisë në diktaturë përngjan shumë me Khaled Hosseinin, me gjuetarin e balonave. Si Afganistani nën sundimin e talebanëve …Përshkrimi i jetës ngjarjeve përmbysja e çdo gjëje demokratike, terrori komunist , internimet, vrasjet, konfiskimet e pasurive të krahut tjetër nacionalist, dënimet pa gjyq, terrori dhe ankthi përshkruajnë jetën e gjithë personazheve të këtij libri. Ngjarjet zhvillohen në qytetin e Shkodrës gjatë vitit 1960 dhe personazhet kryesorë janë Martini, një profesor mbaruar në Austri Grac, Leka profesor matematike. mbaruar dhe ky në Austri. Zana e bija e Martinit doktorresha, Ditmari oficer i biri i kryetarit të komitetit Shkodër etj. Romani përshkruan jetën e dy profesorëve nën sundimin komunist dy intelektual me famë Evropiane që ranë në çarkun komunizmit të rregjimit që kaloi Ky rroman është një homazh për të gjithë intelektualet ,njerzit që kundershtuan rregjimin ,që dhanë jetën për demokraci Ata quhen deshmorë të demokracisë qe vertetë dhanë jeten për të ardhur pranvera e 1992 –shit Rromani ka gjatë gjithë kohës ankth dhe aksion Duhet të jesh psikolog,ekonomist dhe matematikan porë dha astrofizikant të kuptosh gjuhën e perdorur nga autori Gjithë kohes Jeta në trajtën e horrorit pasigurisë dhe vdekjes është në çdo rresht dhe figurë artistike të përdorur Duket që autori është njohës imirë I shtetit të dikurshem Njohës dhe studius i veprimeve të padenja të kryera nga sigurimi ishtetit ,Tërheqja në bashkpunim,të njerzeve me biografi të keqe Rreziku që vinte nga çimkat e sigurimit të vëndosura në shtepitë e gjithë kundershtareve politike ,etj Në këtë roman luftojnë jeta kunder vdekjes Njeriu intektual që mundohet me gjithë forcat të sigurojë veten dhe familjen e tijë nga sigurimi i shtetit Pra në thelb mendoj së është roman ekzistencilaist që ipërket kësaj rryme. Në këtë rroman vdekja dhe jeta shkojnë bashkë gjatë gjithë kohes. Është përvoja e jetës, që bën të shpetojnë profesorat Megjithatë, cila është pika kulmore e jetës?; Vdekja? Apo vazhdimi ijetës së dikurshme të persanazheve- Kështu që mendoj Se kjo është pika kryesore e filozofisë së romanit ? Jeta duehet të vazhdojë edhe pse me trauma të medha Çështjet e trajtuara në filozofinë ekzistencialiste te romanit përfshijnë problemet e marrjes së zgjedhjeve të lira, marrjes së përgjegjësisë për atë që ne zgjedhim, tejkalimit të tjetërsimit nga jeta jonë, e kështu me radhë. Kjo është arsyeja pse ekzistencialistët përqëndrohen kryesisht në çështje të tilla si zgjedhja, individualiteti, subjektiviteti, liria dhe natyra e vetë ekzistencës.
Për një gjë, ekzistencializmi nuk argumenton se “jeta e mirë” është një funksion i gjërave si pasuria, fuqia, kënaqësia, apo edhe lumturia. Kjo nuk do të thotë që ekzistencialistët e refuzojnë lumturinë – Në të vërtetë, ekzistencializmi iromanit nuk është filozofi e masokizmit. Megjithatë, ekzistencialistët nuk do të argumentojnë se jeta e një personi është e mirë thjesht sepse ata janë të lumtur – Një person i lumtur mund të jetojë një jetë e keqe, ndërsa një person i pakënaqur mund të jetojë një jetë e mirë. Në thelb romani ngjanë edhe me psikoanalitiken e pershkruar nga Frojdi Ku personazhet janë gjithmonë te friksuar nën pushtetitn e ankthit dhe pergjimit. Konfliktet psikologjike janë pasojë e jetës së tyre nën rregjimin komunist ,perçmimi ,nënvlersimi dhe gjitha presionet e tyre që iu bënte operative sigurimit ,brigadjeri ,sekretar ipartisë etj. Pra simptomat eksterinalizohen nga kushtet latent. Origjina e konflikteve të personazheve vjen edhe nga femijeria e veshtirë në burg ose internim dhe në traumat qe kanë kaluar dhe kalojnë çdo ditë në këtë rregjim. Këto veshtiresi personazhi s’ka për ti kaluar asnjëherë gjatë gjithë jetës se tyre Ata do jenë përherë nën friken e kesaj simptome të ngulur ne filozofinë jetësorë te tyre Në këtë proces, pacienti personazh duhet të kuptojë më mirë të kaluarën e tij dhe ngjarjet e ndryshme të jetës që kanë ndikuar në jetën e tij, duke qenë në gjendje të rikompozojnë besimet dhe kujtimet e tyre për të kapërcyer konfliktet që zvarriten. Për gjatë gjithë kohes Rregjimi I detyroi ata të tjetersohen ,të servilosen dhe të spiunojnë njëri –tjetrin Socializmi sjell veç varferi thonë profesoret .Sjell emigrim,shpopullim Porë dhe një popull që flen gjumë dhe inështrohet diktatoreve pervers dhe të pamshirshem. Një komb që flenë gjumë diskuton ekzistecën e tijë Thonë shpesh profesoret në dialogun që bejnë bashk Dhe është e vertet kjo Saqë po te mos ishte qeveria e Shteteve te Bashkuara të Amerikes ,presidenti Regan ,dhe Bush komunizmi nuk rrezohej kurrë Është thelbesore të kujtojmë gjithmonë se ç’kanë hequr intekltualet shqiptar sa u denuan dhe pushkatuan se mbrojtën Ameriken dhe qeverinë e tyre. Mirnjohje të thellë gjithë atyre qe dhanë jeten per liri dhe demokraci. Ata janë deshmorë të vertetë dhe sollen lirinë duke sakrifikuar jetën e tyre Deshmoret nuk vdesin thotë doktorresha Zana për të shoqin. Që vdiq pasi hodhi ne erë komitetine partisë dhe u vra ne luftë me policinë dhe sigurimin komunist Ata janë dashuria e tokës për diellin dhe rrezet që perthen toka dhe ja dërgon hënës në darkë vonë që ajo të ndriçojë. Në altarin e lirisë sonë janë të gjitha ata që vdiqen që ne të jetojmë të lirë përkrah Shtetev të Bashkuara të Amerikes dhe Bashkimit. Evropian anëtar të Natos dhe kandidat për në BE
ENEA CENKO
AVOKAT DHE STUDIUS