Shqipëria kamp refugjatësh

316
Sigal

Marrëveshja për emigrantët mes Shqipërisë dhe Britanisë është bërë fakt. Projekti i maskuar si rinovim, shkon në Kuvend dhe pret formalisht kartonat e deputetëve

 

Shqipëria ‘han pa porta” për vargun e klandestinëve, në 1 ditë kaluan 57 refugjatë

Mijëra  klandestinë po e përdorin Shqipërinë si trampolinë për të kaluar gardhin e BE-së. Vetëm gjatë viteve 2018-2020 rreth 13 mijë klandestinë që aplikuan si azilkërkues u arratisën pa nisur procedurat, pa llogarituar ata që nuk rregjistrohen. Rrjeti nga vendet aziatike dhe arabe, lidhja me trafikantët dhe zyrtarët e policisë, pikat kufitare të hyrje-daljes si dhe çmimet e kalimit nga Porti i Durrësit në Itali që kapin shifrat nga 1 mijë deri 4500 euro. Panorama e mjegullt në lidhje me fatin e atyre që futen në Shqipëri ka rritur në mënyrë të ndjeshme tregun e atyre që kërkojnë shpëtim te trafikantët.Vetëm ditën e djeshme u  kapën duke transportuar me kamion 57 emigrantë të paligjshëm, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër kundrejt shpërblimit prej 1000 euro secilit, iu ishte premtuar kalimi drejt vendeve të BE-së.

Shqipëria qendër pritje për të gjithë emigrantët, pakti i fshehtë nis të miratohet në Kuvend

 “Daily Mail”  i kushtoi një artikull   ku thuhej se emigrantët që hyjnë nga Franca në Angli do të dërgohen në një qëndër të re azili me kosto 100 mijë stërlina në vit në Shqipëri. Veç kësaj kushdo që kërkon azil në Britani do të dërgohet në qëndrën e azilit brenda 7 ditëve. Reagon Kryeministri Rama: Nuk do të pranojmë asnjë azilant. Sakaq Shqipëria është një vend që prodhon refugjatë. Deri dje ne ishim në përpjekje për të ndaluar rrjedhjen e të pashpresëve drejt Gjermanisë duke vënë në rrezik dhe lëvizjen e lirë, ndërsa sot mund të kthehet në një vend pritës.

 Shqipëria pranon marrëveshjen për emigrantë nga Anglia,  Qeveria: Do jenë transit

Shqipëria do të nënshkruajë me Britaninë e Madhe marrëveshjen e ripranimit të emigrantëve. Sipas përfaqësuesve të qeverisë bëhet fjalë për një akt që lejon personat që largohen prej Anglisë drejt vendit të tyre. Në këtë rast aeroporti shqiptar do të shërbejë vetëm si pikë kalimi transit. “Marrin përsipër të krijojnë facilitetet vetëm për pjesën e tranzitit pa marrë përsipër që të mbahet dhe atë vajtjen deri në destinacion ose garancinë që këta shtetas do të shkojnë në vendin e origjinës e merr pala e cila e ka iniciuar operacionin.” Ai tha se kjo marrëveshje është rinovimi i asaj të vitit 2003 e rinovuar me palëve për shkak të Brexit.

Por për opozitën me këtë draft konfirmohet se Shqipëria do të presë emigrantë. “Refugjatët të parregullt në Britani të mund të depozitohen në Shqipëri, por bëhet fjalë edhe për shtetas të palëve të treta,” tha Alibeaj. Madje Alibeaj thekson se kjo është e saktësuar në propozim. “Depozitim, për ta kuptuar publiku është transitim,” tha Alibeaj. Pavarësisht kësaj përfaqësuesit e qeverisë nënvizojnë se marrëveshje të tilla e kanë realizuar dhe vende të tjera të rajonit.”Këtu është parimi i reciprocitetit dhe kur themi pala e kërkuar pra fillon shpjegimi i një procedure.”Pas diskutimeve në komisionet parlamentare ligji do të kalojë për votim edhe në seancë, ndërsa kryeministri Rama ka theksuar se vendi nuk do të kthehet në një kamp refugjatësh.