“Naimi foli suedisht, me kode”, avokati ‘zbërthen’ vrasjen e Liridonës: Vepruan si organizatë

26
Sigal

Avokati nga Kosova, Toma Gashi, është shprehur se autorët e vrasjes së Liridona Ademajt vepruan si një organizatë kriminale, duke qenë se 3 persona ishin në dijeni për atë që do të ndodhte. Komentet Gashi i bëri përmes një lidhjeje në Euronews ku tha se Naimi foli suedisht në gjuhë të koduar në momentin që makina me vrasësit i doli para dhe u bëri thirrje fëmijëve që të dilnin nga makina, duke lënë vetëm Liridonën brenda.

Po ashtu ai tha se dyshimet e Policisë për bashkëshortin e Liridonës, Naimin, si të implikuar në vrasje nisën që ditën e parë, por vetëm pas dëshmisë së vrasësit ata mundën që ta arrestonin. “Sa i përket ekstradimit të Naimit për vrasjen e bashkëshortes së tij, Suedia nuk ka të drejtë meqë krimi ka ndodhur në territorin e Kosovës. Të gjithë po flasin por motivi i vërtetë i vrasjes nuk dihet. Një prej pistave të parave është marrja e shumës marramendëse të parave, prej 20 milionë eurosh.

Mund të jetë një prej motiveve sepse ishte bërë sigurimi i jetës së Liridonës dhe nëse nuk do të kapej, përfitimin do e merrte Naimi. Por u tha se kjo shumë nuk është e saktë, pasi shuma është deri në 1 milion euro që ai mund të përfitonte nga sigurimet. Kjo ndodhi pas manifestimit të ditës më të shenjtë të ne shqiptarëve, pas 28 nëntorit dhe u paraqit si grabitje. Është e çuditshme sesi një makinë me shumë lehtësi i ka dalë para.

Personi që ka drejtuar makinën me aq lehtësisht është ndalur, ka folur në gjuhë suedeze që të dalin fëmijët, në gjuhë të koduar doja të thoja dhe kanë lënë Liridonën vetëm në krahun e djathtë të makinës. Dhe Naimi ka dalë nga makina shumë lehtësisht bashkë me fëmijët e tij, pasi gjithçka ishte inskenuar. Duke parë që grabitësit kanë shtënë kur Naimi nuk ka qenë në makinë, Policia ka dyshuar, por nuk ka dalë direkt në konkluzion duke qenë se ngjarja ka qenë e rëndë. Fakti kryesor për Naimin është rrëfimi i vrasësit kryesor. Këta kanë vepruar si një organizatë kriminale. Të paktën 3 persona e kanë ditur që Liridona do të vritet në një ditë të caktuar, nga disa persona të caktuar”, u shpreh Gashi.