SHBA mbështet Shqipërinë në infrastrukturën e Policisë Kufitare, Balla dhe Wisner vizitë në Kakavijë

66
Sigal
🇦🇱🤝🇺🇸
Pika e Kalimit Kufitar, Kakavijë📍Mirënjohje SHBA dhe popullit amerikan për mbështetjen e dhënë në infrastrukturën, sistemet e kontrollit të kalimit kufitar si dhe për pajisjet, mjetet për mbikëqyrjen e kufirit të gjelbër. Bashkë me të Ngarkuarin me Punë të SHBA në Tiranë David Wisner u takuam sot me drejtuesit dhe punonjësit e Policisë Kufitare dhe Migracionit Gjirokastër. Faleminderit gjithashtu përfaqësuesve të programeve të ndryshme pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, si: EXBS (Programi për Kontrollin e Eksporteve dhe Sigurisë së Kufinjve), Programi ICITAP, INL dhe Zyrës Rajonale të Sigurisë.
NOA