VIDEO/ U kapën me drogë në makinë, policia arreston dy persona në Nikël të Krujës

241
Sigal

Dy persona kanë rënë në pranga, ndërsa janë sekuestruar 41 kg lëndë narkotike. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Nikla”, u arrestuan shtetasit me inicialet M.B., 40 vjeç dhe G.T., 40 vjeç, të dy banues në Nikël.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra gjatë operacionit policor, në aksin rrugor Nikël-Tapizë, bënë lokalizimin dhe bllokimin e automjetit me të cilin dyshohej se transportohej lëndë narkotike.

Nga kontrolli fizik i personave të arrestuar dhe i mjetit tip “Volkswagen” në të cilin ata udhëtonin, u gjetën 4 thasë plastikë me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa, me peshë 41 kilogramë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe 2 aparate celulare. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.