Rajna Kovaçi: Marilyn Monro dhe Kleopatra, dy figura që kanë lënë gjurmë në historinë botërore. Ja mitet dhe dashuritë

410
Sigal

 

Marilyn Monro dhe Kleopatra, përballë njëra tjetrës janë dy gra që kanë mundur të hyjnë në imagjinatën e popujve në të gjithë botën, duke u shndërruar në ikona të përjetshme. Ato kanë jetuar në periudha të ndryshme historike dhe në vende me largësi të madhe nga njëri tjetri, madje në kontinente të ndryshme, shumë të largëta, megjithatë është interesante të gjesh disa analogji të përbashkëta në jetët e tyre të vështira.

 

Marilyn dhe Kleopatra janë emra artistikë Nëse çdo divë e madhe dëshiron të mbahet mend përgjithmonë, ajo duhet të zgjedhë një emër arti. Marilyn është e regjistruar nga regjistri i Los Anxhelosit si Norma Jeane Mortenson, një agjent i Hollyëood i rekomandoi një ndryshim jo vetëm të imazhit duke marrë mbiemrin e nënës së saj, Monroe, dhe emrin e një aktoreje të famshme dhe kërcimtare të filmit të heshtur, Marilyn Miller. Por ai i ndryshoi ngjyrën e flokëve, modelin, prerjen e flokëve, i korigjoi vetullat, formën e buzëve. Krijoi një Marylin krejt ndryshe nga ajo që kishte qenë deri atëherë.

Edhe Kleopatra në jetën e saj ndryshoi emrin disa herë, e lindura Kleopatra Tea Filopatore do të njihej si Kleopatra Tea Neotera Filopatore, Nea Iside dhe Kleopatra VII.

 

Si Merilyn po ashtu edhe Kleopatra u dashuruan me njerëzit më të fuqishëm të kohës.  Takimi i parë i Kleopatrës dhe Jul Cezarit (një nga njerëzit më të fuqishëm të botës së lashtë) ishte shumë epik, saqë për ato është folur shekuj me radhë. Episodi në të cilin mbretëresha egjiptiane ishte mbështjellë me një pëlhurë për të arritur tek Cezari pa u vënë re nga rojet, është legjendare. Pas vdekjes së Cezarit, Kleopatra u bë e dashura e një figure tjetër të pushtetit të Romës së lashtë,  Mark Antonit.

Në rastin tjetër, dashuria e parë e Marilyn-it nuk ishte as e famshme dhe as e fuqishme. Për të shpëtuar nga një situatë e vështirë familjare, ajo u martua me fqinjin e saj Jim Dougherty në moshën 16-vjeçare. Jim ishte një marinar i thjeshtë, ndërsa bashkëshortët e mëvonshëm ishin ndër personalitetet më të famshme në Amerikën e pasluftës. I pari ishte ylli i bejsbollit Joe Di Maggio, një burrë i dhunshëm që nuk pushoi së dashuruari  Merylin-nin, edhe pas divorcit. Ai deklaroi dashurinë e tij disa ditë para vdekjes së aktores. I dyti ishte shkrimtari Arthur Miller. Sa për Kleopatrën edhe për Marilyn-in vjen momenti i takimit me njeriun më të fuqishëm të kohës; Presidentin e Shteteve të Bashkuara John Fitzgerald Kennedy. Marrëdhënia, e pa konfirmuar asnjëherë, me John (dhe më vonë me vëllain e tij Robertin) madje e solli aktoren në qendër të FBI-së.

Të paraqitura si hyjni Kleopatrës i pëlqente të shfaqej në publik e veshur dhe e grimuar si në paraqitjen e së shenjtës perëndeshës “Isis” me tunikën e gjatë dhe shaminë e kokës në formën e një froni. Ajo e kishte përcaktuar veten si “rimishërimi i perëndeshës Isis” dhe adhurohej si e tillë. Sipas Plutarkut, ajo ishte e vogël dhe e hollë, më shumë se bukuria e saj fizike godiste personaliteti i saj fort karizmatik, ajo në fakt ishte një grua e kulturuar, e aftë në retorikë, që njihte tragjeditë greke, astronominë, gjeometrinë, mjekësinë dhe fliste tetë gjuhë të ndryshme.

Ndërsa Marilyn ishte transformuar tashmë në jetë në një hyjni popullore, e adhuruar si mishërim i gjallë dhe u bë e famshme falë paraqitjeve të shumta filmike, imazheve në gazeta dhe revista. Në imagjinatën bashkëkohore, Marilyn përfaqësonte dhe përfaqëson ende deri në ditët tona- mitin e bukurisë. Në dukje e lehtë, e egër dhe gjithmonë e buzëqeshur, Marilyn ishte në fakt thellësisht e brishtë. Ajo u diagnostikua me personalitet të kufizuar, paranojak dhe skizofrenik (thuhet se bënte seanca psikoanalize 5 herë në javë). Ajo ishte plot ankthe, e mbushur me pilula, vuante nga pagjumësia dhe abuzonte me alkoolin.

Ndoshta falë kësaj ane të errët, të këtij shpirti në konflikt të përjetshëm, që miti i Marilyn-it të lindur në ekranin e madh vazhdoi edhe pas vdekjes së saj, duke u shndërruar në një lloj kulti të shoqërisë masive. Ajo pati një fund tragjik. Historia e mass medias mëson se lajmet e këqija gjithmonë bëjnë shumë më tepër zhurmë se lajmet e mira. Të dyja Kleopatra dhe Marilyn u larguan nga kjo jetë në  mënyrë sa tragjike aq edhe të paharrueshme.

Sipas legjendave, Kleopatra humbi jetën e saj menjëherë pas vdekjes së Mark Antoni-t me helmin e një gjarpri që ajo kishte fshehur në një shportë me fiq (megjithëse studimet e fundit kanë treguar se ka shumë të ngjarë të ishte një koktej – më pak romantik – vdekjeprurës i opiumit me helm). Trupi i pajetë i Marilyn u gjet në shtëpinë e saj në Los Anxhelos më 5 gusht 1962, në moshën 36 vjeçare. Edhe pse versioni zyrtar flet për vetëvrasje për shkak të një mbidoze  shumë prej tyre kanë avancuar hipoteza më imagjinative: Marilyn-in u vra nga një vrasës mafioz apo mos ishte viktimë e një komploti të organizuar nga Robert Kennedy, apo u vetëvra…

Ato kishin një reputacion për vajzat e këqija Reputacioni i një mëkatareje në rastin e Kleopatrës ka kontribuar shumë për ta bërë atë një ikonë të pavdekshme. Deri në vitet 1700 ajo përfaqësohej si femna fatale që joshte dhe çonte në rrënimin e Cesar-it dhe Mark Anton-it. Në = fund të shekullit të 19-të u rizbulua sharmi misterioz i mbretëreshës së bukur të Egjiptit. Kleopatra e Arnold Böcklin (pikturuar në 1872) është një mbretëreshë që po vdes, e cila ka humbur ngarkesën erotike të paraqitjes klasike për ta shndërruar veten në një ikonë enigmatike me referenca të forta simbolike. Pavarësisht imazhit të sinqertë që luhej në ekranin e madh, figura publike e Marilyn Monroe ishte shpesh në qendër të thashethemeve, të nxitura nga jeta e paqëndrueshme e dashurisë së aktores. Skandalet vazhduan edhe pas vdekjes së saj. Për shembull, kur, në vitin 1987, revista Playboy botoi një seri fotosh erotike që Marilyn kishte bërë kur ajo nuk ishte ENDE NJË YLL dhe ishte në vështirësi financiare.

Janë kthyer në ikona falë kinemasë dhe pikturës  Një bukuri e jashtëzakonshme, një fund tragjik dhe një bagazh i pafund legjendash, dashurish të famshme. Falë këtyre përbërësve, dy ikonat Marilyn dhe Kleopatra janë bërë muzat e qindra veprave të artit, duke përfshirë piktura, filma, komike, këngë, drama, poezi, video games etj. Më shumë se dy mijë vjet pas vdekjes së saj, Kleopatra e përshkruar nga qindra artistë duke përfshirë: Tiepolo, Michelangelo, Guercino , Guido Reni, Artemisia Gentileschi, Delacroix, John Ëilliam Ëaterhouse dhe sigurisht Arnold Böcklin. Shenjtërimi përfundimtar i mbretëreshës  erdhi në vitin 1963 nga Joseph L. Mankieëicz, ku Kleopatra luhet nga Elisabeth Taylor, për të mos përmendur riinterpretimet e panumërta nga komiket e Asterix deri te videoklipet e Katy Perry, video games etj. Miti i Kleopatrës vazhdon të ngacmojë imagjinatën e përbashkët.

Miti i Marilyn-it, Nga ana tjetër, ajo u shenjtërua përfundimisht në vitin 1962, pak ditë pas vdekjes së saj, nga Andy Warhol. Warhol u godit nga vdekja tragjike e aktores dhe vendosi t’i kushtojë asaj një portret, duke filluar me një foto të palëvizshme nga filmi Niagara. Portreti i Marilyn-it në kopjet e tij të pafundme është sot pa asnjë dyshim porteti me i rëndësishëm i artit popullor.