Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku dyshohet se ka mbetur i vdekur një person dhe eshte plagosur nje tjeter.
Bëhet fjalë për shtetasin Ardian Collaku, sipas burimeve, ndërkohë ngjarja ka ndodhur ne nje lokal në hyrje të Elbasanit, në vendin e njohur si vendrrotullimi i luleve.
Mësohet se Çollaku është babai i dy fëmijëve dhe një person me precedent të mëparshëm penal. Eshte gjetur nje makine e djegur ne Balldrem, skeme kjo e perdorur gjeresisht ne vrasjet qe trondisin qytete te ndryshme te Shqiperise.
Nga te shtenat eshte plagosur dhe nje person, klient ne lokal. Policia ndohet në vendin e ngjarjes dhe po punohet për kapjen e autorit/ëve.