EMRI/ Arrestohet personi i gjashtë i bandës shqiptare të kokainës, si u gjurmua 36-vjeçari teksa udhëtonte me familjen në makinë. Çfarë zbuluan përgjimet

144
Aosta
Sigal

Autoritetet italiane kanë arrestuar personin e 6 të operacionit “Illyricum”, i cili u zhvillua dy ditë më parë në Itali. Sipas agjencisë së lajmeve Ansa në pranga ka rënë shqiptari Luis Egro, 36 vjeç.

Sipas hetimeve, 36-vjeçari shqiptar ishte pjesë e grupit të shpërndarësve të drogës që kishin për detyrë të “tregtonin” kokainë.

Gatë hetimit ai u përgjua nga hetuesit para se të shiste 8 gramë kokainë të destinuar për një festë të organizuar në brendësia e një shtëpie në Aosta “.

Luis Egro u ndalua në Saluzzo gjatë një kontrolli të zakonshëm policor, ndërsa ai ishte në makinë me familjen e tij duke u kthyer në Luginën Aosta. Ai akuzohet për posedim dhe trafikim të kokainës.

Më herët në pranga u vunë shtetasit Angjelin Lleshi, 30 vjeç, Amarildo Perloshi, 33 vjeç, Leonard Vishaj, 33 vjeç dhe Elton Beleshi, 39 vjeç, të gjithë të lindur në Shqipëri dhe banues në Aosta dhe Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, lindur dhe jeton në Aosta.

Sipas hetimeve të policisë italiane Vishaj kishte rolin e korrierit në grup, ndërsa Beleshi shitësi me shumicë. Lleshi, Corchia dhe Perloshi merreshin me përpunimin e drogës dhe nga shitjet përfitonin rreth 15 mijë Euro në muaj.

Shqiptarët prej kohësh ishin nën hetim për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërkohë Gjykata italiane të 4 shqiptarët i ka lënë në burg, ndërsa Diego Gustavo Corchia, 41 vjeç, përfundoi në arrest shtëpie.

Hetimi filloi në Nëntor 2020 pas kontrolleve në një garazh në qendër të Aosta-s pas denoncimeve që ishin bërë nga banorët e zonës.