Kryetarja e Radhës së OSBE-së, Ann Linde, viziton Shqipërinë. Ja axhenda për ditën e nesërme

133
Sigal

Kryetarja e Radhës së OSBE-së, njëherësh Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, do të vizitojë Shqipërinë më datë 5 tetor 2021.

Kryetarja do të diskutojë për sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe për programin e reformave të Shqipërisë, me zyrtarë të lartë shqiptarë.

 Kryetarja Linde do të takojë Presidentin Ilir Meta dhe Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka. Kryetarja do të marrë pjesë në nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet OSBE-së dhe Shqipërisë për fuqizimin e punës kundër rrezikut të shpërndarjes dhe keqpërdorimit të Armëve të Vogla dhe të Lehta. Takimi ndërmjet dy ministreve do të ndiqet nga një konferencë për shtyp në orën 11:40 në mjediset e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 Ajo do të takohet gjithashtu me Kryetaren e Kuvendit, me përfaqësues të shoqërisë civile dhe me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri.