Ilaçe kontrabandë bllokohen në Durrës dhe Kapshticë

216
Sigal

Një sasi e konsiderueshme ilaçesh kontrabandë, janë bllokuar në Durrës dhe Kapshticë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrolleve përkatëse në doganë, në dy automjete, janë konstatuar sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Strukturat doganore kanë bërë bllokimin e këtyre sasive, si dhe i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme në strukturat përgjegjëse.