Deklarata e Kim se topi është në anën e opozitës/ Meta tregon telefonatën me Bashën: I kam thënë…

343
Sigal

Presidenti Ilir Meta, në një deklaratë për mediat, i pyetur në lidhje me deklaratën e ambasadores amerikane Yuri Kim se “topi është në anën e opozitës”, u shpreh se ka zhvilluar vetëm një telefonatë me zotin Basha në lidhje me këtë cështje.

Meta tha se në këtë telefonatë i ka thënë Bashës se opozita e bashkuar duhet të shkojë në tryezën e Reformës Zgjedhore me kërkesa realiste , për të ngjallur sa më shumë besim tek qytetarët.

Kreu i shtetit vlerësoi po ashtu se me propozimin francez për integrimin e vendit tonë në BE, duket se Shqipëria ka ngelur shumë pas.

Ilir Meta: Mesazhi im për opozitën ka qenë ky: gjithçka për konsensus. Mesazhi tjetër ka qenë që të mos paraqesin listë dëshirash, por të qëndrojnë qartë në elementë bazikë, për të cilat do të kenë mbështetje edhe të partnerëve ndërkombëtarë. Mesazhi i fundit për sot është se qasja e re e metodologjisë së zgjerimit të BE pas propozimit francez e rrezikon jo vetëm perspektivën e integrimit të vendit, por edhe mund të bëjmë hapa pas.

Mund të humbasim edhe cfarë kemi arritur. Bëj thirrje që të jo vetëm mos të humbim drejt rrugës europiane, por edhe të fitojmë më shumë. kam pasur vetëm një telefonatë me zotin Basha. Mesazhi im ka qenë që opozita t’ju japë besim qytetarëve shqiptarë.