Ja faktet e votave që vënë në dyshim aleancën PS-LSI

464
Siç është bërë e njohur, nga numërimi i votave për kryebashkiakë, LSI ka humbur 6 bashkitë, ku kishte kandidatët e saj për kryebashkiakë, përkatësisht bashkitë e Pogradecit, Selenicës, Mallakastrës, Lezhës, Vorës, Kukësit. Madje, në bashkitë e Vorës, Selenicës, Pogradecit, Mallakastrës, humbja erdhi për një pakicë votash, por edhe në Kukës dhe Lezhë, diferenca e votave ishte deri në 4 %. Mirëpo, tani që mbaroi edhe numërimi i votave për këshilltarët e këshillave bashkiakë, ajo që të bën përshtypje është se në 5 bashki, dhe respektivisht, në bashkitë e Pogradecit, Vorës, Selenicës, Lezhës dhe Mallakastrës, këshilltarët e PS dhe LSI kanë shumicën, pa përfshirë edhe aleatët e tjerë të ASHE, ku pot ë shtosh edhe votat e tyre, atëhere diferenca e votave për këshilltarët e ASHE është shumë e thellë kundrejt votave që morën këshilltarët e APPD. 
Vota dëshmon: Socialistët nuk kanë votuar kandidatët e LSI
Le t’i referohemi rezultateve përfundimtare të numërimit të votave për këshilltarë bashkiakë në bashkitë e Vorës, Pogradecit, Selenicës, Mallakastrës dhe Lezhës. Në bashkinë e Vorës, votat për këshilltarë u ndanë: PS 16,7 %, LSI 24,26 %, PD 25,28%. Pra shihet qartë, që PS dhe LSI kanë mbi 40 % të votave për këshilltarë në Këshillin bashkiakë të Vorës, kur ndërkohë kandidati për kryebashkiak i Vorës fitoi me një diferencë prej 130 votash. Atëhere, është e qartë që votuesit, që kanë votuar për këshilltarë të PS nuk i kanë dhënë të gjithë, votat për kandidatin për kryebashkiak, që ishte caktuar nga LSI, por, përkundrazi, ia kanë dhënë votat e tyre kandidatit të PD. U referohemi edhe votave për këshilltarë në bashkinë e Pogradecit. Këshilltarët e PS morën 18,76 %, LSI 15,54 %, ndërsa ata të PD vetëm 13. 96 %, kurse PDIU që ishte aleat i ASHE mori në këtë bashki 3,63 %, ose 1.231 vota, pa llogaritur aleatët e tjerë të ASHE. Ndërkohë, që kandidatja për kryebashkiake për bashkinë e Pogradecit humbi me një diferencë votash prej 1.600, kur këshilltarët e PD morën vetëm 13,96 %. Edhe këto vota të këshilltarëve dëshmojnë që ata votuesë që votuan këshilltarët e PS në bashkinë e Pogradecit, nuk e dhanë votën për kandidaten për kryebashkiake të LSI, por ia dhanë kundërshtarit të tyre. Në bashkinë e Lezhës, votat për këshilltarë u ndanë: PS 13,96 %, LSI 8,21%, PD 14,53 % ( ende numërimi vazhdon). Në bashkinë e Mallakastrës, edhe pse këshilltarët e PD morën vetëm 9,7 % të votave, pra u renditën të tretët, kandidati i tyre për kryebashkiak fitoi ndaj kandidatit të LSI, edhe pse këshilltarët e PS dhe LSI fituan PS 18,2 % të votave, LSI 12,96 %. Asnjë logjikë matematikore e statistikore nuk mund të shpjegojë dot dukurinë, që PD merr vota për këshilltarë vetëm 9,6 %, por fiton kandidatin për kryebashkiak me 50 %. Logjika të shpjegon se votuesit që i dhanë votën këshilltarëve të PS e kanë votuar edhe kandidatin e PD për kryebashkiakë. Edhe në bashkinë e Selenicës, ku humbi kandidati i LSI për kryebashkiak, votat për këshilltarë janë në epërsi të PS dhe LSI, ku PS fitoi 21.89 %, LSI 9,2 %, ndërsa PD 18,1 %. Pra, në të 5 bashkitë ku humbën kandidatët për kryebashkiakë të LSI, votuesit e PS kanë votuar kandidatët e PD dhe jo kandidatin e ASHE. 
Vorë
PS 16,7%
LSI 24,26 %
PD 25,28 %
Pogradec
PS 18,76 %
LSI 15,54 %
PD 13,96 %
Lezhë
PS 13,96 %
LSI 8,21 %
PD 14,53 %
Mallakastër
PS 18,2 %
LSI 12,96 %
PD 9,7 %
Selenicë
PS 21,89 %
LSI 9,2 %
PD 18,1 %
LSI është forcë e parë në 14 bashki dhe e dyta në 18 bashki
Zgjedhjet e 21 qershorit 2015 dëshmuan që LSI është rritur në elektorat, gati dy herë nga zgjedhjet e 2013. Kështu, nëse u rreferohemi të dhënave zyrtare të KQZ, deri tani, LSI ka marrë 16,47 % të votave në shkallë vendi, ka fituar në 9 bashki, ka dalë forca e parë politike në 14 bashki, është forca e dytë politike në 18 bashki. Kurse, PS, përkundrazi, deri tani ka 26,78 % të votave në shkallë vendi, kur në 2013 kishte 41 % të elektoratit. Edhe PD ka rënie në elektorat, gjersa në 21 qershor 2015 arrin deri tani në 25,85 %, kur në 2013 kishte 30 %. 
Të dhënat e përqindjeve të PS, LSI e PD në shkallë vendi
PS ka marrë pjesën më të madhe të Këshillave Bashkiakë në të gjithë Shqipërinë. Deri tani, PS ka marrë 355.246 vota ose 26,78 %, PD ka marrë 259.435 ose 19,55 %. LSI renditet e treta në rang vendi dhe ka marrë 218.469 vota ose 16,47 %. Më pas vjen PDIU me 53.468 ose 4,03 %. 
Në Tiranë
Në Tiranë sërish listën e këshilltarëve bashkiakë e kryeson PS me 11.008 vota ose 36,22%, pas saj vjen Partia Demokratike me 7.929 vota ose 26,09%. LSI renditet e treta me 5.729 vota ose 18,85% dhe PDIU me 1.348 vota ose 4,44%.
Bashkitë ku ka përfunduar numërimi i votavë
LSI është forcë e para
DROPULL- 12,18 % PS, 12,64 % PD, 39,00 % LSI 
KELCYRE- 7.21 % PS, 2.62 % PD, 12,17 % LSI 
MEMALIAJ 20.56 % PS, 12.5 % PD, 25.92 % LSI 
PERMET 6.87 % PS, 4.33 % PD, 16.23 % LSI 
GRAMSH 7.48 % PS, 3.79 % PD, 7.50 % LSI 
KLOS – 7.14 % PS, 7.22 % PD, 10.86 % LSI 
SKRAPAR- 19.37 % PS, 9.01 % PD, 57.2 % LSI 
DELVINE – 16.06 % PS, 9.58 % PD, 18.33 % LSI 
PUKE 3.78 % PS, 4.39 % PD, 15.45 % LSI 
FUSHË-ARRËZ 4.97 % PS, 5.04 % PD, 10.28 % LSI 
MIRDITE 8.29 % PS, 6.98 % PD, 8.57 % LSI 
PEQIN 9.16 % PS, 14,28 % PD, 15.47 % LSI
Ende nuk ka mbaruar numërimi
KRUJE 13.9 % PS, 16.17 % PD, 16.24 % LSI
VORE 16.69 % PS, 25.28 % PD, 24.56 % LSI
LSI renditet forcë e dyta
MALLAKASTER – 18.2 % PS, 9.7 % PD, 12.96 % LSI 
TEPELENE- 27,83 % PS, 11,14 % PD, 24,66 % LSI 
DEVOLL- PS 15.14 %, PD 18.53 %, LSI 16.02 % 
FIER- 35.78 % PS, 17.56 % PD, 20.92 % LSI 
PATOS – 34.35 % PS, 15.46 % PD, 21.42 % LSI 
LIBRAZHD – 22.3 % PS, 7.74 % PD, 9.76 % LSI 
BELSH – 21.05 % PS, 9.69 % PD, 18.72 % LSI 
URA VAJGURORE – 23.3 % PS, 13.95 % PD, 19.94 % LSI 
POLICAN 46.66 % PS, 8.68 % PD, 18.57 % LSI 
KUÇOVE- 28.17 % PS, 17.15 % PD, 18.65 % LSI 
RROGOZHINE – 22.42 % PS, 20.87 % PD, 21.48 % LSI 
FINIQ – 22.67 % PS, 5.88 % PD, 9.53 % LSI 
HIMARE – 34.61 % PS, 7.57 % PD, 14.57 % LSI 
KURBIN – 21.87 % PS, 6.34 PD, 21.52 % LSI 
TROPOJE- 6.62 % PS, 18.09 % PD, 6.54 % LSI 
Ende nuk ka mbaruar numërimi
KUKES 3.49 % PS, 10.33 % PD, 5.12 % LSI
DURRES – 30.86 % PS, 23.81 % PD, 23.9 % LSI
KAMEZ 19.27 % PS, 28.75 % PD, 20.61 % LSI
LSI renditet forcë e tretë politike
DIVJAKE – 27.88 % PS, 18.67 % PD, 18.00 % LSI 
GJIROKASTER- 26,52 % PS, 24.37 % PD, 19.99 % LSI 
LIBOHOVE -28,36 % PS, 27,98 % PD, 17,81 % LSI 
KORCE PS 36,65 %, PD 23.07 %,LSI 15,84 % 
MALIQ- PS 25.89 %, PD 19.12 %, LSI 16.09 % 
POGRADEC- 18.76 % PS, 13.97 % PD, 15.54 % LSI 
KOLONJE- PS 29,64 %, PD 23,31 %, LSI18,32 % 
PUSTEC- PS 14,78 %, PD 14,70 %, LSI 11,18 % 
CËRRIK,PS 24%. LSI me 18%, PD 15% PDIU 7%.
PRRENJAS – 13.72 % PS, 8.00 % PD, 6.56 % LSI 
RROSKOVEC – 37.6 % PS, 14.97 % PD, 13.3 % LSI 
DIBER – 22.09 % PS, 26.00 % PD, 9.22 % LSI 
MAT – 12.52 % PS, 12.19 % PD, 11.97 % LSI 
VLORE – 41.29 % PS, 19.35 % PD, 10.5 % LSI 
KONISPOL- 19.01 % PS, 14.58 % PD, 10.18 % LSI 
SARANDE – 25.72 % PS, 13.00 % PD, 11.54 % LSI 
SELENICE – 21.89 % PS, 18.1 % PD, 9.02 % LSI 
VAU I DEJES – 15.13 % PS, 31.17 % PD, 7.80 % LSI 
HAS 5.92 % PS, 7.04 % PD, 4.15 % LSI 
SHIJAK – 29.01 % PS, 26.2 % PD, 9.62 % LSI 
Bashkitë ku ende nuk ka mbaruar numërimi i votave
LEZHE 13.96 % PS, 14.53 PD, 8.21 % LSI
SHKODER – 16.88 % PS, 38.25 % PD, 16.47 % LSI
TIRANE – 36.76 % PS, 26.02 % PD, 18.52 % LSI
KAVAJE 30.43 % PS, 26.22 % PD, 15.78 % LSI
BERAT 32.14 % PS, 20.53 % PD, 15.56 % LSI
BULQIZE – 14.87 % PS, 10.15 % PD, 9.45 % LSI
ELBASAN- 27.09 % PS, 21.03 % PD, 18.02 LSI
LUSHNJE – 32.21 % PS, 22.12 % PD, 17.29 % LSI
Sigal