Një rritje e krimeve kibernetike në vend, kapja e autorëve një sfidë

173
Sigal

Ministria e Brendshme ka zbuluar se gjatë vitit të shkuar, janë raportuar 236 raste nga 185 që ishin në vitin 2019. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme janë kryen 156 procedime penale, 41 më shumë se në vitin 2019.

Numri i personave të dënuar është në nivele shumë të ulëta. Të dhënat nga gjykatat në vend tregojnë se gjatë 2020-s u dënuan vetëm 6 personave me akuzën e kryerjes së krimeve kompjuterike nga 18 në vitin 2019.

Eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj ka këtë shpjegim fenomenin aspak pozitiv. ”Pikat ku shteti shqiptar cedon është mosdënueshmëria. Kemi një mesatare e 2.5 personave të dënuara në vit. Krimet kibernetike janë goxha më të vështira për t’u vërtetuar, dhe zgjasin më gjatë. Rastet ku autoritetet shqiptare kanë patur sukses janë ato që kanë përfshirë edhe partnerët ndërkombëtare”.