Gonxhe nuk tërhiqet nga  rritja e çmimit të patentave: Nisma do ecë përpara pavarësisht vendimit të Konkurrencës

73
Sigal

Blendi Gonxhja duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet nga afera me rritjen e çmimit të patentave. Autoriteti i Konkurrencës refuzoi paktin me Autoshkollat, pasi parashikohet një dyfishim i çmimit. Por kreu i Transporteve nuk ka ndërmend të lëvizë.

Gonxhja tha në A2 CNN se 100 deri ne 200 euro më shumë janë të domosdoshme për një test të plotë e jo fiktiv, por duke mos dhënë asnjë garanci që nuk do blihen më patentat.

“Nuk jemi tërhequr! Me Autoritet, pa Autoritet ajo do të eci para. Nuk diskutohet që jo vetëm që nuk rrezikon konkurrencën kjo që po bëjmë ne në mënyrë të pariparueshme, por në mënyrë të pariparueshme rrezikohej konkurrenca nga ajo, që nuk po bënte autoriteti dhe autoritetet e tjera ,që nuk kanë punuar në vite për të mbrojtur konkurrencën e ndershme. Nuk mund të ulim kokën në rërë si struci e të themi që jemi të varfër, ndërkohë që ne jemi shumë të pasur, paguam 403 milionë dollarë. Po kur vjen puna nuk duam ta bëjmë 100-200 euro më shumë atë testin e ta bëjmë të plotë, të mos jetë fiktiv. Pra, dua të them që ne nuk i ikim dot kësaj pune. Kjo punë kërkon edukatë, kërkon kulturë”,- tha Gonxhja.