Varianti Delta po përhapet me shpejtësi në Greqi, ekspertja: COVID-in na e sollën të rinjtë nga pushimet

163
Sigal

Rastet e reja me Covid-19 porriten kohët e fundit në Greqi ku kanë kapur shifrën e 3 mijë të infektuarve ku ekspertët besojnë se 50% ndër to janë të variantit Delta.

Anëtarja e komitetit të ekspertëve në Greqi, Vana Papaevangelou u shpreh ditën e sotme se rastet janë pesëfishuar kohët e fundit duke ‘fajësuar’ të rinjtë që kthehen nga pushimet dhe e transmetojnë virusin në ambjentet familjare.

“Ka shenja të përhapjes së infeksionit në të gjithë shoqërinë – përtej të rinjve – siç shohim ngadalë por në mënyrë të qëndrueshme infektimin e moshave të tjera në dy javët e fundit.

Ekziston një trend në rritje në të gjitha njësitë rajonale të vendit. Shumica e infeksioneve ndodhin nga të rinjtë që kthehen nga pushimet dhe transmetojnë virusin në mjedisin e tyre familjar” tha ajo.