Conference League/ Partizani kualifikohet me përmbysje në Moldavi, sfidon Baselin në turin tjetër

188
Sigal

Partizani triumfoi përmbysje edhe në Moldavi, duke siguruar një vend për në turin e dytë në Conference League. “Demat” triumfojnë ndaj Sfintulit me rezultatin 2-3, duke u kualifikuar për në raundin e dytë të kompeticionit, finalja e të cilës do të luhet në Tiranë.

Pas fitores 5-2 në “Elbasan Arena”, skuadra e Dajës e nisi  keq ndeshjen me një penallti të dhuruar nga portieri Hoxha në minutën e katërt.

Partizani barazoi në minutën e 15-të  falë një goli të bukur të Tedi Carës. Një tjetër gabim i portierit Hoxha, sot jo në ditën më të mirë, i dhuron golin e 1-2 moldavëve, ndërkohë që rrjedha e lojës më pas foli vetëm për kryeqytetasit, që përmbysën rezultatin falë dygolshit të brazilianit Stenio Junior, në minutën 42 dhe 55. Në turnin e radhës, Partizani do të përballet me zviceranët e Baselit.