Plas në Orikum/ Njëri me armë me vete. Pushuesit goditen me sende të forta pasi u përplasën me makinë

394
Sigal

Një sherr me sende të forta ka ndodhur sonte në Orikum të Vlorës, mes disa pushuesve.

Pasi një pushues ka gërvishtur makinën e një tjetër personi, ka nisur edhe përpleshja.

Më tej, pushuesit janë rrahur me sende të forta me njëri-tjetrin. Nga përplasja, janë lënduar dy persona, që kanë pësuar dëmtime në trup.

Policia është në vendngjarje, ndërsa raportohet se një nga të përfshirët në sherr ka pasur edhe armë me vete.