211,639 viktima dhe tre milion të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën

312
Sigal

Sipas shifrave të fundit, në të gjithë botën janë infektuar nga koronavirusi 3,065,244.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 211,639.

Ndërkohë, 922,885 kanë arritur të fitojnë betejën me virusi e ri. Covid-19 shpërtheu në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar.

Më pas virusi i ri është shpërndarë në shumë vende të botës, duke u kthyer në rrezik serioz. Vendet më të prekura në botë, janë Italia, Spanja, Franca, Britania dhe SHBA-ja.