Basha: Kanë ardhur në Pogradec me pazar të ulët, ta kthejnë në çiflig për Metën

403
Kryetari i Partisë Demokratike ishte sot në Pogradec për të kërkuar votën për kandidatin e djathtë Eduad Kapri. Oligarkia do mundet tha Basha duke akuzuar qeverinë se pas zgjedhjeve duan të kthejnë ligjin që u merr shtëpitë debitorëve të energjisë. Më tej Basha akuzoi kundërshtarët politikë për mungesë oferte, por se kanë zgjedhur të kërcënojnë, fyejnë dhe shantazhojnë, ndërsa merren me fjalë boshe, pasi siç tha ai, nuk kanë asnjë interes tjetër përveç pushtetit absolut. 
“Kjo është gjendja ku e kanë katandisur vendin, por sot bëjmë sikur nuk e shohin. Duan ti ikin ballafaqimit me ju, sepse në këto zgjedhje nuk kanë hallin tuaj, por të tyren dhe kontrollin absolut mbi ju. Kanë ardhur në Pogradec me një pazar të ulët, që ka si synim kthimin e Pogradecit si çiflig për Ilir Metën. Kjo është arsyeja pse Ilir Meta e do me çdo kusht Pogradecin. Ndaj ka bërë gjithçka për ta shtënë në dorë. Kërcënoi kandidatin tonë se nuk ka ofertë. Ai e di dhe pogradecarët e dinë se Ilir Meta nuk është zgjidhja por problemi për Pogradecin, sepse Pogradeci do votojë për alternativën e vërtetë. Na ke përballë, kërcënuesit do përgjigjen para ligjit. E kanë kotë, janë në vëzhgimin e botës mbarë dhe opozitës. Po i sheh Tirana, Uashingtoni dhe dita e llogarisë do vijë. U bëj thirrje poolicëve, mos u trembni dhe frikësoni, paniku që ka kapur drejtuesit e pushtetit është shenja e parë e fitores”, tha Basha. 
Ai deklaroi se e djathta është alternativa për zgjedhje, e cila ofron zgjidhje konkrete, ulje çmimit të energjisë, ulje taksash etj. Sipas Bashës, kandidatja e së majtës për Pogradecin do të rrisë taksat, pasi siç tha ai ka një mision, “t’ia shërbej Pogradecin thelë pas thele si revani Ilir Metës dhe t’iu lërë me gisht në gojë”. Basha u zotua se kandidati i së djathtës do të ulë taksat dhe do i dedikoj të gjitha fondet në punime infrastrukturore, pasi plani dhe programi i tij është programi më konkret për hallet e qytetarëve. 
“Nuk mund të ndodh që Pogradeci të dorëzohet si çiflig dhe nuk ka për të ndodhur. Këtë e di shumë mirë oligarkia, e di Edi Rama që pasi e provoi me premtime dhe kërcënime, tani po mallkon popullin e vet duke menduar se me mallkime do marrë vota. Le ti japim një përgjigje se ky qytet dhe kjo bashki, kurrë nuk do jetë e oligarkisë, por do jetë e juaja dhe vetëm e juaja, bashkoni votat”, u shpreh kreu i opozitës. Kryedemokrati u zotua se çdo votë e pogradecarëve do jetë një përgjegjësia e madhe jo vetëm për Eduard Kaprin, por një përgjegjësi e madhe për PD, dhe për Lulzim Bashën për taksa të ulëta, çmime të ulëta, për punë dhe dinjitet. Ai e mbylli fjalën e tij duke thënë se ora e fitores dhe ora e zmbrapjes së zullumit po afron. 
Sigal