Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf ka komentuar situatën në Partinë Demokratike. Duke folur nga Korça, Zingraf tha se PD duhet të zhvillojë procese transparente dhe të zgjedhë një udhëheqës që është i orientuar nga e ardhmja dhe të kthehet në një opozitë të fortë që do të kontrollonte qeverinë. “Çdo vend, i cili kërkon të ketë një sistem demokratik funksional, do duhet të ketë gjithashtu dhe një opozitë të fortë, e cila do duhet të shërbente për kontrollin e qeverisë sepse në fund të fundit zgjedhësit do duhet të kenë alternativen e duhur. Ndaj do dëshiroja shumë që PD të mund të rigjente në njëfarë mënyre veten sepse kjo do të ishte e rëndësishme për vendin pasi vitin e ardhshëm kemi zgjedhje.Do doja gjithashtu që e gjitha kjo të ndodhte në kuadër të proceseve transparente dhe nga pikëpamja juridike të pastra dhe që partia të mund të gjejë një udhëheqje të sajën e cila të jetë e orientuar nga e ardhmja dhe të mund të arrije të bëjë gjithçka çka do duhej të bënte një opozitë dhe më së fundi të flitej rreth përmbajtjeve e jo rreth personave”, është shprehur ai.
Pas Scholz, edhe Zingraf refuzon Ballkanin e Hapur. Gjermania: Jo ndarje me Shkupin
Deklarata e kryeministrit Edi Rama se Procesi i Berlinit ka ngecur dhe se nisma “Open Balkan” është vijimësi e tij, u hodh poshtë nga ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf, i cili tha se Procesi ka pasur arritje konkrete. Po ashtu edhe kërkesa e Edi Ramës, për t’u ndarë nga Maqedonia e Veriut, per çeljen e negociatave me BE, nuk gjen mbështetjen gjermane. Ambasadori Zingraf i kujtoi Ramës se në vitin 2020, Maqedonia u sakrifikua për Shqipërinë, dhe se tani është radha që ajo të bëjë të njëjtën gjë. “Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhen trajtuar së bashku në procesin e integrimit, me qëllim që bisedimet të ecin sa më shpejt”. Peter Zingraf thotë se rrugëtimin e Shqipërisë në BE e sheh me Maqedoninë e Veriut.




















