Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Prof. Bajram Begaj inspekton trajnimin e ushtarakëve të Forcës Tokësore nga Garda Kombëtare e New Jersey

272
Sigal

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura gjeneralmajor Prof. Asoc. Bajram Begaj, i shoqëruar nga komandanti i Forcës Tokësore gjeneral brigade Arben Kingji dhe atasheu ushtarak amerikan në vendin tonë CDR David Millner, inspektuan trajnimin që batalioni i Dytë i Këmbësorisë (b2k), po zhvillon prej disa ditësh me ekspertët ushtarakë të Gardës Kombëtare të Neë Jersey. Gjeneralmajor, prof.asoc Begaj ndoqi nga afër demonstrime në të treja stacionet stërvitore shëndetësi, përgatitje zjarri me mortaja të kalibrit 60 mm dhe 80 mm si dhe mirëmbajten e mjeteve të blinduara, si dhe u njoh nga ekspertët amerikanë me programin e aplikuar gjatë këtyre ditëve të trajnimit, me efektivët e b2k i Forcës Tokësore. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm adresoi një falenderim për të gjithë pjesëmarrësit në këtë trajnim dhe në mënyrë të veçantë ekipin e ushtarakëve amerikanë, për asistencën e tyre në rritjen e nivelit profesional të trupave të b2k, si bërthama e Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, dhe shprehu bindjen se ky trajnim, por edhe të tjerët që priten në vijim në kuadër të bashkëpunimit dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të jenë shumë të vlefshme për trupat Grup Batalionit të Lehtë të Këmbësorisë, gjatë certifikimit të tyre në muajin shtator.