Transformohet qendra shëndetësore në Prrenjas/  Damian Gjiknuri: Më shumë shërbime për komunitetin e zonës, tregues i karakterit social të PS

165
Sigal

Banorët e qytetit të Prrenjasit do të kenë një qendër të re shëndetësore, e cila do të ofrojë të gjithë kushtet e nevojshme për marrjen shërbimit. Sekretari i Përgjithshëm i PS dhe drejtues politik i qarkut të Elbasanit, Damian Gjiknuri bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, inspektuan qendrën e re shëndetësore në Prrenjas, e rindërtuar në kuadër të programit të 300 qendrave shëndetësore.Deputeti Gjiknuri nënvizoi se këto investime janë në shërbim të komunitetit dhe janë treguesi ë i mirë i karakterit social të PS. “Pamja flet vetë. Këta që jetojnë këtu e dinë shumë mirë sesi ka qenë kjo qendër. Mjafton të shohësh godinën më pas dhe kontrasti flet vetë. Sesa sociale është Partia Socialiste dhe qeveria socialiste edhe te ky komponent duket sepse këto janë investime që shkojnë në dobi të qytetarëve. Unë sot dëgjova nga doktori se këtu trajtohen mbi 15 mijë raste që përfshijnë jo vetëm bashkinë por edhe zonat përreth. Për më tepër trajtohen edhe aksidentet që mund të ndodhin në rrugën nacionale. Pra, kjo qendër ka vlerë jo vetëm për këtë Bashki, por edhe më gjerë”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PS.Investimi në Qendrën 24-orëshe të Prrenjasit në vlerën 36 mln lekë për rehabilitimin, pajisje të reja biomjekësore dhe mobilim, ka garantuar shërbim shëndetësor cilësor për 37 mijë qytetarët e bashkisë Prrenjas dhe zonës së Mokrës.