Dako në Rashbull: Modeli i transformimit të Durrësit, puna jonë për zonat e reja

597
Kryebashkiaku Vangjush Dako ka zhvilluar disa takime me banorët në zonën e Rrashbullit, një nga më të rëndësishmet e bashkisë së re të Durrësit, në të cilën gërshetohen tokat bujqësore, bregdeti si dhe një rrjet e gjerë infrastrukturor. Kjo komunë, e shkrirë tashmë me bashkinë e re, është drejtuar për 24 vjet nga ana e të zgjedhurve të kandiduar nga PD-ja. Banorët e zonës shprehën shqetësimet e tyre për mungesën e furnizmit me ujë të pijshëm, mungesën e funksionimit të kanaleve vaditëse, si dhe mungesën e një rruge të përshtatshme automobilistike.
Nga ana e tij, kreu i Bashkiës, z. Dako, deklaroi se gjithçka do të gjejë zgjidhje pas 21 qershorit, dhe se modeli i qytetit të Durrësit për transformimet rrënjësore të bëra në infrastrukturë, do të zbatohet edhe për zonat që i janë bashkëngjitur rishtazi kësaj bashkie. Dako deklaroi se, “Do të rikonstruktohet rruga kryesore në Rrashbull që në vitin e parë të mandatit të ri si dhe do të pastrohen dhe do të jenë funksionalë 240 km kanale vaditëse që nuk janë vënë në funksion prej vitesh”.
Më tej, Kandidati i Aleancës për Shqipërinë Europiane, premtoi dhe zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të pijshëm, për Rrashbullin. “Në bashkëpunim me Bankën Botërore,” – tha më tej Dako, “do të realizojmë investime të rëndësishmë për përmirësimin e rrjetit të ujësjellsit dhe e gjithë Bashkia e re e Durrësit, do të ketë furnizim 3 herë më shumë sesa është furnziuar deri më tani”. Në këtë mënyrë do të zgjidhim njeherë e përgjithmonë këtë problem, tha Dako, gjatë takimeve të zhvilluara me banorët e zonës së Rrashbullit.
Sigal