Urim Gjata: Berisha dhe qenëria mediatike e financuar nga kleptopushteti…

957
Sigal

Por kjo mesele ka një dozë të ndyre ironie: Nëse i ndjek a i ke ke parasysh se këta që flasin a shkruajnë (qeneria e vjeter mediatike) duan ta shohin të përfunduar Berishën. E mira simbas qenerisë së paguar mediatike (gjysma ish hetues,apo bashkpuntorë të ndyrë të sigurimit) do të ishte mirë që ai Berisha të shihej duke ikur, apo kërkuar azil gjetkë, ose në burg. Përndryshe SHBA po na dënon të gjithëve me një betejë pa fund, me vendimin e saj të i bazuar në “fakte” apo Fake News, të sajuara dhe dërguar nga vetë këta bashkpuntore, pjesë e lehaqeneve mediatikë apo QJQ të tyre… Kur në fakt jo kjo çështje, por krimi i organizuar, vjedhja e votave, dhe instalimi i nje kleptokracie është çështje e ditës në Shqipëri. Kishte kohë që qenëria duke shfrytezuar sallen e parlamentit apo mediat e paguara kish filluar të lehte për mos kalim oqeani të Berishës. Kohë kur një si ish hetuesit e sigurimit të shtetit plotësonin dosjet e viktimave antikomuniste dhe përcaktonin fundin e tyre në gjyqet e popullit. (në litar) Ky ishte dhe momenti që kjo lehaqenefqenëria priste… momenti kur një ministri e huaj si Departamenti amerikan i Shtetit shpalli non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, nga ai moment zhurma mediatike për shtjellimin politik të këtij akti nuk po sos. Këto nevojtore-media të pushtetit që në çdo minutë mbushen me shënime, shkrime, reflektime popullore, për atë që përfaqëson akti në fjalë. Duke hapur kapakun e qenefit te tyre jane na janë vërsulur të gjitha për të na sqaruar se me çfarë kemi të bëjmë, dhe sesa të gëzuar duhet të jemi ne populli kinez për faktin që Berishën e shpallën non grata miqtë e tij në SHBA. Ironia e ndyrë, qendron … Se këta që shkruajnë apo dalin si analiste ne media kane vite e vite që duan ta shohin të përfunduar Berishën,. Më e mira ënderr per (qehalentë) ishte, ajo që Berisha nuk ja realizon askujt, jo me sot por as ne ditet e tij me te veshtira me 1997. Endrra dhe deshira e tyre, e pa realizuar, do ishte që ai Berisha të shihej një si Gruefski, me valixhe në dorë, duke ikur dhe kërkuar azil gjetkë, sa më larg… ose në burg. Përndryshe simbas tyre, SHBA po na dënon të gjithëve me një betejë pa fund per problemin nëse Berisha është i korruptuar apo jo, kur në fakt kjo çështje nuk është më as çështje në SHBA, apo Shqipëri. Kjo situate na zbulon edhe një anë tjetër të medalies, anë të cilën këta zhurmues mesa duket nuk e prisnin, apo qëllimisht e neglizhojnë: Zoti Berisha zgjodhi rrugën më të mirë, rrugën ligjore. Dhe në këtë kuadër, deri në përfundimin e procesit, do jetë shumë e vështirë për lehaqentë që menaxhojne fatet e shtetit, të thonë ndonjë gjë, apo fake News, përveçse rrezikojnë që nesër të përgënjeshtrohen me gjykatë ndërkombëtare. Gjykata është rruga më demokratike dhe këtu z. Berisha i la kundërshtarët politik me gisht në gojë, të cilët nuk do e deshironin kurre si zgjidhje rrugën së tij ligjore, dhe sidomos kur kjo rrugë ligjore zhvillohet nga nje gjykatë e pa varur në një shtet europian neutral. Ky hap ja u preu hapesiren dhe ëndrrën neokomunisteve per të zgjedhur dhe bërë ndaj tij gjyqin popullor të ëndërruar prej tyre me kohë … Në fund të fundit këta lehaqenë këtë punë kanë bërë në 30 vjet e më parë, e ndoshta kanë qenë edhe dëshmitarë të rremë. Do të ishte mirë që këtë çështie, zgjidhjen e saj, apo ‘dënimin’ ta jepte shoqëria shqiptare me mjetet e veta demokratike, por ajo nuk po tregohet e aftë veçse në ndërsimin e qenërisë mediatike që më shumë sesa edukon, shpartallon çdo logikë në trajtimin e një çështjeje të tillë. Në fund të fundit, nëse ky akt i SHBA ndaj Berishës, është kaq domethënës, ç’nevojë ka për gjithë këtë zhurmë propagandistike nga lehaqentë ? A nuk është vetë akti i mjaftueshëm? Po e mbyll me një citim të Hajro Cinit: Sepse kur shikoj se për USA simbol i drejtësisë është Dvorani, i korrupsionit përcaktohet Dr. Berisha, i demokracisë mbreti i Barbarisë Saudite dhe si krimit Assange, të cilin po e kërkon prej 10 vjetësh të dënojë me 175 vjet burg vetëm pse nxorri të vërtetën, më lind e drejta të mendoj se USA është në krizë të pakthyershme morali, identiteti dhe mbijetese.