Luigji Ligji dhe Edi Maliqi!

539
Sigal

Edhe në konferencën e djeshme me mediat, kryeministri Edi Rama, u shfaq i vendosur për të shembur godinën e Teatrit Kombëtarë dhe për ta shndërruar tokën e tij në një kompleks ndërtimesh prej 6 kullash.

Ashtu siç ka ndodhur rëndom këto vitet e fundit, sa herë që Edi Rama gjendet ngushtë në skandalet dhe aferat e tij antiligjore, si të vetmen alibi, ai përdorë ndihmën e pakursyer që i jepet nga disa ambasadorë në Tiranë. Kur vendi ishte kthyer në vitet, 2015-2016, në një fermë gjigante të kultivimit të kanabisit, Rama, e mohonte këtë realitet duke i përplasur në fytyrë opozitës faktin se, ‘përse nuk flet ambasada e SHBA dhe BE’, për këtë çështje.

Rolin e emisarit dhe parzmores së qeverisë drejtuesit e këtyre selive diplomatike e kanë luajtur në raste pa fund, por shkëlqyen me rastin e rënies së parlamentit pluralist dhe zgjedhjet moniste të 30 qershorit. Edhe në raste aferash gjigante korrupsioni siç ishte ajo e Unazës së Re, apo disa koncesioneve grabitqare, heshtja e tyre ka treguar shumë.

Kulmi u arrit ditët e fundit, kur pas protestave të forta të qytetarëve dhe Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtarë. Pas sensibilizimit të jashtëzakonshëm mediatik dhe në opinion për të vërtetën, Edi Ramës, i duhej edhe njëherë ‘një dorë ndihmë’, për të justifikuar projektin mafioz-korruptiv prej 200 milion eurosh, që synon të realizojë në tokën publike të Teatrit. Dhe ajo i erdhi pikërisht në kohën e duhur, nga vetë ambasadori i BE-së Luigi Soreca.

Çështja e Teatrit është politizuar-tha ai-dhe shtoi se bashkia e Erion Veliajt, po bën një garë të hapur!

Edhe pse pas një stuhie reagimesh, u përpoq që të rregullonte sa të mundte ekspozimin e tij të shëmtuar dhe të dyshimtë në krah të klanit që po prish Teatrin, për të pastruar 200 milion euro mbi një tokë publike të grabitur, sërish Soreca foli si guvernator.

E vërteta është se çështja e Teatrit, pavarësisht nga polemikat politike që po e shoqërojnë, në thelb të  saj ajo është  thjesht një çështje grabitje e pasurisë publike, nga mafia qeveritare dhe ajo e ndërtimit. Plan tipik mafioz, i veshur me vendime ligje speciale për të grabitur hapur dhe me arrogancë një sipërfaqe të madhe trualli pronë publike, prej 9000 mijë metra katrorë mu në zemër të Tiranës, si dhe për ta shndërruar më pas atë në një kompleks kullash, ku sipas specialistëve të fushës, do të pastrohen të paktën 200 milionë narko-euro.

Ambasadori Soreca e di shumë mirë se jo vetëm në Italinë nga vjen, por në asnjë vend tjetër të botës demokratike, një homolog i tij nuk do të guxonte të ndërhynte në mbrojtje të një projekti të tillë tipik mafioz. Projekt i veshur me një ligj special në një parlament monist, por antikushtetues dhe i rrëzuar dy herë nga presidenti i Republikës.

 

Image