Rama në Dibër: Zgjedhjet për përmirësimin e jetës së familjeve shqiptare

389
Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me prezantimin e kandidatëve të mjatë të bashkive në vend. Këtë të hënë Rama është ndalur në Dibër, ku ka prezantuar kandidatin për kreun e Bashkisë, Shukri Xhelili. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kryetarët e PD-së në të gjithë vendin nuk kanë bërë asgjë për komunitetin duke theksuar se janë kandiduar për të përçuar frymën e konfliktit dhe të dasisë. 
“Në rastin tuaj ashtu sikundër në rastin e Përrenjasit dje, apo të Devollit dje dhe me radhë në të gjitha rastet ku drejtojnë kryetarët e PD-së, e paguani ju qytetarët e paguan komuniteti. Për shkak se këta nuk janë në gjendje të bëjnë asgjë tjetër përveç se të merren me politikën e madhe. Janë vendosur si kandidatë për të vazhduar të përçojnë në çdo bashki të re, frymën e konfliktit, frymën e dasisë”, tha Rama. 
Më tej, Rama tha se qytetarët në këto zgjedhje duhet të votojnë kandidatin që iu përmirëson jetën atyre. “Zgjedhjet nuk bëhen për shkopin e Flamurit të PD, por për përmirësimin e jetës së familjeve shqiptare. Pyetja që duhet ti bëjmë vetes është për çfarë do votojmë më 21 Qershor, se kush na jep më shumë besim, kandidatët e SHQUPI-t, apo ne që do vëmë në vijë shërbimin e ujit të pijshëm, do ketë transport do marrë fund historia e çdo komune me furgonët e vetë, që të mbarojë historia e plehrave”,-shtoi ai.
Sigal