KQZ-Prokurori, marrëveshje për incidentet gjatë zgjedhjeve

477
Lidhur me mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 21 qershorit, Prokuroria e Përgjithshme dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve firmos marrëveshje bashkëpunimi. 
Gjatë fjalës së tij Kryeprokurori Adriatik Llalla shprehu gadishmërinë për të hetuar çdo rast që cënon integritetin e këtij procesi elektoral ndërsa i bëri thirrje të gjithë institucioneve dhe jo vetëm të denoncojnë në kohë reale çdo incident. 
“Do të jemi të angazhuar për të hetuar në kohë reale çdo rast që denoncon KQZ. Do i kërkoja institucioneve publike e jo publike që në çdo rast evidentimi dhe konstatimi të veprës penale t’I referojnë në kohë reale në prokurori. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërinstitucional do arrijmë zgjedhje të ndershme”, tha Llalla.
Sigal