Deklarata – Noka: Ka 9 vjet që Basha i bën demokratët mish për topin e pushtetit të Ramës

195
Sigal

Deputeti i PD Flamur Noka i është përgjigjur Lulzim Bashës pas deklaratës së këtij të fundit para medias se ‘demokratët, mish për top nuk i përdor dot askush’.

Noka i ka kujtuar Bashës se gjatë 9 viteve që drejton Partinë Demokratike, ka mbi vete gjashtë humbje radhazi, duke i bërë demokratët mish për topin e pushtetit të Ramës.

‘Ka 9 vjet me 6 humbje që Basha i bën demokratët mish për topin e pushtetit të Ramës’, shkruan Noka në Facebook.