Helmimi i qytetarëve në Krujë, reagon policia: Ngritëm Komision Hetimor, po kryhen veprimet…

186
Sigal

Policia e Krujës ka reaguar, pas helmimit në mënyrë masive të shumë qytetarëve në këtë qytet.

Sipas policisë, për këtë rast është ngritur Komision Hetimor dhe se po kryhen të gjitha veprimet proceduriale.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.