UEFA ndëshkon edhe Poloninë për incidentet në ‘Air Albania’

195
Sigal

Mesa duket tifozët shqiptarë nuk kanë qenë të vetmit fajtorë në episodin e ndodhur në Tiranë në sfidën ndaj Polonisë, ku sfida u ndërpre për 15 minuta pasi drejt fushës vërshuan shishet nga tribunat.

UEFA dënoi Kombëtaren me gjobë prej 150 mijë frangash si dhe një ndeshje pa praninë  e tifozëve, atë ndaj Andorrës që do të luhet në “Air Albania” në datën 15 nëntor.

Por pas ndeshjes, dolën pamje të reja ku shikohej se si tifozët polakë qëllonin gjithashtu me shishe nga tribunat, duke nxitur një reagim që më pas çoi në ndërprerjen e ndeshjes.

UEFA ka vendosur të mos mbyllë sytë për këtë rast, por ka ndëshkuar dhe kundërshtarët tanë.

Kështu, Polonia është gjobitur me 50 mijë franga dhe në sfidën e radhës më 12 nëntor, tifozët polakë nuk do të kenë mundësi të udhëtojnë drejt Andorrës për të ndjekur kombëtaren e tyre.