Shpërthen Tomor Alizoti: PD në krizë. Mosqenia në ‘Foltore’ po na kushton shumë

582
Tomorr Alizoti, duke folur gjate Konventes se te perndjekurve politike, per gjetjen e heshtrave te te pushkatuareve me ose pa gjyq nga regjimi komunist./r/n/r/nTomorr Alizoti, speaks during the Convention of former Political Persecuted, for finding the remains of the executed people with or without trial by the communist regime.
Sigal

Një tjetër deputet i Partisë Demokratike del hapur në mbështetje të ‘Foltores’ së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Burime konfirmojnë se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar demokrat, Alizoti është shprehur se ‘PD ndodhet në krizë‘, ndërsa ka shtuar se ‘mosmarrja pjesë në ‘Foltore” po sjell kosto për të zgjedhurit, pasi anëtarësia demokrate është e revoltuar me ta.

“PD ndodhet në krizë të thellë. Nuk mund të bëjmë sikur s’e shohim. Ne na ka kushtuar mosqenia në Foltore, se demokratët janë të revoltuar me ne. Duhet zgjidhur kjo krizë. Partia po vuan. Pa u zgjidhur kjo krizë çdo diskutim tjetër s’ka vlerë. Në anije ka rënë zjarri. Rrezikojmë ekzistencën si parti nëse nuk e adresojmë në institucione këtë problem. Mos bëjmë sikur nuk ekziston problemi. Nuk mund të shmangemi të bëjmë sikur nuk ka krizë. Kriza është aq e madhe sa rrezikohet ekzistenca e kësaj partie. Është bërë hall të shkosh në ‘Foltore’ e hall të mos shkosh. Nuk është normale kjo ndarje mes demokratëve”, ka thënë Alizoti.

Pjesë e debatit në mbledhjen e grupit parlamentar është bërë edhe deputeti Flamur Noka, i cili u shkarkua nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë me vendim të Lulzim Bashës.

Noka ka akuzuar Bashën se po ndjek metoda bizantine në PD, ndërsa ka thënë gjithashtu se Basha sulmon vetëm Berishën dhe ‘Foltoren’, por jo Edi Ramën.

“Frëngjia e bunkerit tënd vetëm sulmon Berishën e ‘Foltoren’ dhe jo Ramen. Përjashtimet janë bërë kundër statutit. Nga Demokratike po e kthen në bizantinizëm partinë“, është shprehur Flamur Noka.

Edhe depuytetët e tjerë si Albana Vokshi dhe Tritan Shehu kanë sulmuar Bashën duke i kujtuar se me përjashtimet dhe përndjekjet e deputetëve dhe demokratëve, po e çon PD-në drejt shkatërrimit.