Bylykbashi: Çdo veprim i njëanshëm minon marrëveshjen e 5 qershorit

257
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik tha se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit dhe produktin e saj.

“Opozita miratoi sot pjesën tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit: Çështjet për shitblerjen e votës dhe çdo vepër tjetër penale që dëmton zgjedhjet.

Një paketë që sot u dakordësua. Ajo që është miratuar këtu, duhet miratuar pa ndryshime. Sigurisht kjo nuk e përmbyll marrëveshjen e 5 qershorit, pasi kemi edhe administratën zgjedhore.

E bëmë të qartë se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit dhe produktin e saj”, tha Bylykabshi.