Chelsea i Thomas Tuchel nuk di të ndalet, kalon lehtësisht Evertonin e Ancelottit (VIDEO)

190
Sigal

Çelsi vazhdon me serinë e fitoreve në Premier Ligë, teksa ditën e sotme skuadra e Tomas Tuhelit ka marrë 3 pikët e radhës.

 

“Blutë e Londrës” kanë mposhtur me rezultatin 2-0 Evertonin, falë një autogoli të shkaktuar nga Godfrei në minutën e 31’ dhe golit të Zhorzhinjos në minutën e 65’ me penallti. Çelsi vazhdon kështu me formën e mirë në kampionat, ku ende nuk njeh humbje nën urdhrat e trajnerit Tuhel, i cili deri tani ka grumbulluar 8 fitore dhe 3 barazime.

Me këtë fitore Çelsi shkon në kuotën e 50 pikëve në vendin e 4-t, ndërsa Evertoni zbret në vendin e gjashtë me 46 pikë.