Sarandë, rikthehet ngërçi në mbledhjet e Këshillit Bashkiak

618
Sigal

SARANDË/Dje ishte mbledhja e 5-të nga zgjedhjet. Mungesat dhe largimi i një këshilltari, bën që vendimet e djeshme të jenë të paligjshme

Rikthehet përsëri ngërçi bllokues në Mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Sarandës. Përsëritet, përsëritet, përsëritet, përsëritet, përsëritet…deri tani pesë herë, por deri kur më do të vazhdojë odiseja e talljes, jo vetëm me qytetarët, po se po, por edhe me ligjin? Përsëri ndodhi sot në mbledhjen e këshillit “proverbial” të Bashkisë së Sarandës. Është zhvilluar mbledhja e radhës, sipas kryetarit të ri, por i pa konfirmuar ligjërisht nga Nënprefektura e Sarandës (me kompetenca të zgjeruara).

NGËRÇI

Ky ngërç është krijuar qysh prej pesë muajsh, kohë kur koalicionet politike të pas 23 Qershorit, lëvizën maxhorancën e djathtë duke e kaluar në opozitë. Dhe kjo ndodhi nga shkëputja e këshilltarëve të LSI-së nga e djathta, duke kaluar Majtas. Por pikërisht kjo forcë politike ka bërë që mos të funksionojë lidhja e re politike. Dhe pikërisht sot, kjo forcë politike, me përjashtim të një këshilltareje të këtij grupimi që tradicionalisht nuk ka mbështetur vendimet politike të forcës që përfaqëson, nuk ka marrë pjesë në mbledhje, duke e quajtur të jashtë ligjshme dhe me shkelje procedurash, ndërkohë që, e djathta ka bojkotuar të gjitha mbledhjet e thirrura nga kryekëshilltari i ri.

MBLEDHJA

Mbledhja ka vijuar me 13 këshilltar, duke plotësuar kuorumin e kërkuar, por kontestimi vjen se një këshilltare e PDIU-së konsiderohet e paligjshme, pasi nuk ka marrë miratimin e këshillit bashkiak. E megjithë këtë ka ardhur përsëri ri miratimi i kryekëshilltarit të ri dhe mbledhja ka vijuar me 13 këshilltar (një i kontestuar, ose i pa miratuar). Por mbledhja ka vijuar, ndonëse sipas ligjit, e jashtë ligjshme. Ka qenë një mbledhje e rëndësishme pasi u miratuan (sipas zhvillimit të mbledhjes) paketa fiskale dhe një sërë vendimesh të tjera. Por çudia e radhës, para votimit, ka ndodhur se një këshilltar ka braktisur mbledhjen. Dhe kështu edhe me një këshilltare të pa miratuar, sipas ligjit, mbledhja duhej të ndërpritej, pasi numri i këshilltarëve zbriti në 12, pa plotësuar kuorumin. Por mbledhja vijoi deri në procesin e votimit, dhe ajo që vlen më shumë, pa sekretarin e Këshillit Bashkiak, kjo e domosdoshme ligjërisht për përgjegjësinë e proces-verbalit të mbledhjes…. Se edhe ndodhi faktikisht, ku pas procedurës së votimit, u tha se këshilltari që braktisi mbledhjen,u rikthye, por kjo nuk ndodhi gjatë procesit të votimit, proces i kryer edhe në prani të mediave. Madje marrëzia shkoi deri aty, sa pak para votimit, këshilltari i PBDNJ, hodhi në tryezë se paskësh folur me një këshilltare të PS që mungonte në mbledhje, dhe ajo i ka thënë që vota e sajë është pro. Natyrisht, nuk mund të vihet në dyshim ky qëndrim i këshilltares socialiste, por ligji dhe rregullorja ndalon votën e deleguar. Këto janë shkeljet e përsëritura edhe ditën e sotme.

KRYEBASHKIAKU ÇIPA

Por megjithatë, e vetmja vlerë që mbetet për tu shënuar në mbledhjen e sotme, të cilësuar si të jashtëligjshme edhe nga Nënprefektura e Sarandës, është fakti i fjalës së krye bashkiakut Stefan Çipa, i cili në radhë të parë ka uruar ri votimin e kryekëshilltarit. Por kjo më shumë se Çipa do t’i jap fund ngërçit institucional dhe fillimit të funksionimit të ligjvënësit lokal, kjo në të mirë të shërbimit të komunitetit. Ai ka sjellë para atyre këshilltarëve dhe pjesëmarrësve në mbledhje, domosdoshmërinë e miratimit të paketës fiskale, dhe nuk ka harruar të kujtoj se,“viti është i vështirë financiarisht, dhe duhen projekte të thithen fonde nga qeveria për investime publike, e krahas kësaj situate financiare të shtetit, nuk duhet ti shtohet qytetit edhe risku i mosfunksionimit të Këshillit Bashkiak”. Ndërsa Nënprefektura e sheh më shumë në aspektin ligjor se sa politik. Sipas saj, duhet respektuar procedurat, se deri tani, në pesë muaj të gjitha vendimet e mara nga ky këshill janë trajtuar si të paligjshme. Madje, Nënprefektura çuditet se si është mundësuar shpërndarja e ndihmës ekonomike për tre muaj, pa konfirmimin e Nënprefekturës për vendimin e Këshillit Bashkiak, që sipas saj, vijon me shkelje procedurash…