Çim Peka reagon pas deklaratës së Gjekmarkajt: Një opozitë që premton ta mërzisë Ramën dhe jo ta mund, nuk është opozitë

434
Sigal

Ditën e sotme, deputeti i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit për Partinë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, tha në një prononcim ditën e sotme, se ata do të shkojnë në Parlament, që të mërzisin Ramën.

Pas kësaj deklarate me anë të një postimi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka reaguar dhe gazetari Çim Peka, i cili tha se, “Një opozitë që premton ta mërzisë Ramën dhe jo ta mund, nuk është opozitë”.

Reagimi i plotë i Çim Pekës:

Gjekmarkaj padyshim zë intelektual brenda grupit të PD. Gjekmarkaj paska thënë: “Ne do shkojmë në Parlament që të mërzisim Ramen”. Unë po i them Agronit: “Një opozitë që premton ta mërzisë Ramën dhe jo ta mund, nuk është opozitë”. Kaq per sot!