Ditën e premte moti parashikohet i vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimi.
Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e jug me intensitet deri mesatar.
Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale. Në majat e maleve reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë.
Era do të fryjë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5.
Temperaturat parashikohen:
QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 5/12 re shi diell
Kukës -1/6 re shi
Lezhë 5/14 re shi diell
Dibër -1/6 re shi
Durrës 7/18 re shi diell
Tiranë 11/16 re shi diell
Elbasan 9/16 re shi diell
Berat 10/18 re shi diell
Vlorë 13/18 re shi diell
Korçë 3/9 re shi
Gjirokastër 8/15 re shi
Sarandë 8/16 re shi diell.