Moisi Dalipi: Potreti i “Tiranës” evropiane në Champios League

378
Sigal

 

 

 

Pas fitores të bujshme, por dhe të bukur të skuadrës sonë kampione, “Tiranës”,  me rezultatin 0-2,  ndaj kampionëve gjeorgjianë të “Dinamo” –Tblisit, në fushën e tyre të  stadiumit olimpik “Boris Palcadze”, duket qartë se të gjithë shqiptarët janë gëzuar për këtë sukses të rangut europian. Dhe ka qenë një ndeshje e vetme  e zhvilluar për turin e parë për Europa Champios League, për arsye të formatit të pranuar tashmë për t’u zhvilluar kështu, për shkak të  Covid-19,  por  që u zgjidh me shumë sukses nga trupa bardhëblu. Një kundërshtar ky “Dinamo”-Tblisi i kosideruar favorit për fitore  në çdo drejtim  nga disa që tani së fundi kanë marrë përsipër të bëjnë dhe parashikuesin për ndeshjet e rangut europian. Gjithësesi, “Tirana”  jonë kampione  ia doli me sukses, falë asaj loje të kujdesshme të zhvilluar  duke e mbajtur kundërshtarin  nën kontroll të forte, larg portës tyre  dhe pa harruar  të sulmojnë për të prekur suksesin. Dhe është një fitore e arritur me  dy gola të shënuar, pa pësuar asnjë të tillë, si rrallë më parë për këtë skuadër në  përballjet  e saj  europiane. Dhe janë minutat  45`+3`   dhe ajo e  86`  e ndeshjes, ku më parë Torrasa dhe më pas Ismajlgeci, regjistrojnë  aq bukur suksesin e  shumë dëshiruar. Dikush,  duke u nisur nga numri i pakët  i golave  të shënuar më parë tek “Partizani” dhe “Flamurtari”,  nuk e kishte parashikuar shënuar me ngjyra europiane 32- vjeçarin argjentias Agustin Torrasa. Për më tepër akoma, kështu mund të  mendon  gjithëkush për golin  e parë zyrtar europian  të shënuar  me aq shumë  kredo sportive nga mbrojtësi elegant, 20 -vjeçari me origjinë  tropojane, Marsel Ismajlgeci. Eh çfarë prezantimi ka bërë  ky  djalosh në ndeshjen e tij premierë të këtij niveli! Goli shënuar, pikërisht në atë moment,  ku pak kush kishte menduar se do ndëshkonte gjeorgjianët në këtë mënyrë, bëri të heshtë  jo stadiumi  i gjithë i boshtatisur, por më shumë  se gjithçka, të mbyllë gojën trajneri gjeorgjian Kakaber Ckhetiani,   që  shumë ditë më parë,  gjithçka e kishte kthyer në një  trumf të kryer, pa u zhvilluar ndeshja. Ndoshta trajneri “Dinamos” –Tbilisit, kishte parashikuar kështu këtë ndeshje, që ndryshe e quante si një “hakmarrje” për atë  ndeshje të 23 korrikut 2003,  kur vetë ishte pjesë  si lojtar i kësaj skuadre, ku po për turin e parë  të    UEFA Champions League, “Tirana”   pas humbjes  3-0  të Tblisit, përmbyste këtë rezultat, po në këto shifra  dhe fitonte kualifikimin pas gjuatjes të penalltive 4-2. Kishte  pak të drejtë të mendonte kështu, ky ish- lojatar dhe tani trajner, sepse llogaritë i bënte me  avantazhin e faktorit fushë, por dhe detaje të tjera,  që jepnin besimin e kualifikimit. Shumë gjëra  kanë ndryshuar që nga ai sezon i 2003-it   tek “Tirana”  kampione e këtij sezoni. Ndoshta  ka ndryshuar dhe mënyra e të luajturit  të futbollit. Dhe në respekt të asaj  fitoreje dhe kualifikimi, le të sjellim  atë skuadër që përbëhej  nga Egbo, Sina, Dede, E.Bulku, Muka, Fortuzi, Hajdari, Lici, Pinari, Patushi dhe F.Xhafa. Plot  shkëlqim në atë ndeshje dhe Merkoci, S.Bulku, dhe Halili për minutat që luajtën për skuadrën e tyre. Trajneri Sulejman Mema, një  teknik  plotë finesë në motivim  të skuadrës  dhe për këtë ndeshje, i dha me  shumë përgjegjësi “leksionet “e tij për kundërshtarin. Nga të gjithë ish -portieret asaj ndeshje kualifikuese me sukses, Egbo  i ka kuptuar mirë  këshillat e Memës, edhe pse  kësaj rradhe si  trajner ka bërë zgjidhjet më të  mira  që duheshin në këtë ndeshje. Për më tepër, që trajneri Egbo, ia di  mirë tashmë “Tiranës” gjithçka që duhet për një ndeshje të tillë. Më së miri këtë gjë ai e tregoi me shumë profesionalizëm në ndeshjet e kampionatit, duke ngjitur “Tiranën”  në podin e titullit kampion.

Dhe më mirë se kushdo tjetër, këtë gjë e tregoi vetë ndeshja e zhvilluar.  Porteri Lika, mbrojtësit Toshevski, Vangjeli, Najdovski dhe Ismajlgeci, mesfushorët Celhaga, Batha, Kale, Torrasa, dhe Gobina, dhe sulmuesi Muci, ishin ansambli më bukur që  i duhej një ndeshje të nivelit europian. Më së bukur formatohet ky formacion dhe me Mucën, Avdiaj dhe Tolin Dhe kjo ndeshje tregoi se të rinjtë Celhaga, Muci dhe Ismajlgeci së bashku me Nuriun, Halilin, Qirkon dhe Vrapin, shumë shpejt do flasim bukur me futbollin e tyre të luajtur në fushën e lojës. Portieri Lika duket se edhe në këtë ndeshje e sfidoi moshën e tij 38- vjeçare, kurse Idriz Batha, edhe pse është gjirokastrit, tregoi se  di të mbajë dhe e meritoi shiritin e kapitenit dhe në ndeshje të tilla. Jashtë vëmendjes  nuk mund të qëndrojë përvoja e Vangjelit, Kales, Gobina e  Torrasës, si dhe paraqitjet e para të  sukseshme  të Toshevskit e Nadovskit, të Avdiajt dhe Tolit, të cilët të gjithë bashkë, kanë shijuar ndeshjet e tyre të parë në nivel europian  me fanellën e “Tiranës”. Dhe në turin e dytë  përballë “Tiranës”  do jetë  skuadra serbe  e FK “Crvena –Zvezda”. Dhe ndeshja do të zhvillohet më 25 gusht 2020, ora 20.00 në stadiumin “Air Albania”. Është vetëm një ndeshje ballafaquese, ku shpresa për kualifikim, është  e pranueshme  edhe pse  “Crvena-Zveda”  me 31 titujt  kampion  dhe 23 kupat e fituara, është  fituese e Ligës –Kampioneve në sezonin 1990-1991. Historia  e tillë është, por futbolli ruan dhe surprizat  e tij.

Duke kërkuar të themi diçka më shumë për portretin europan të  “Tiranës”, në respekt të fakteve që përbëjnë historinë e saj të këtij rangu, kjo ndeshje  duhej të ishte  e 38-ta  në pjesëmarrjet  “Tiranës” në Kupat e Europës, por në fakt regjistrohet thjesht ndeshja numër 34, sepse  në sezonin 1966-1967,  dhe atë 1982-1983,  ekipi bardheblu nuk ka pranuar të përballet në turet për Champions –Club –Kupë kundër skuadrës norvegjeze të “Valerangës”  dhe ukraninasve të “Dinamo” –Kiev. Janë plot katër ndeshje kualifikuese këto të humbura për t’u zhvilluar krejt pa kuptim, sepse kështu e kërkonte regjimi komunist që gjente “armikun” edhe në ndeshje e futbollit. Një paradoks i kohës ky, të  cilit nuk i kanë shpëtuar as kampionët e “Tiranës”. Dhe i sollëm këto fakte për të plotësuar diçka më mirë portretin e kësaj “Tirane”. Ndeshja e fituar ndaj “Dinamo” -Tbilisit  na dha rastin  e mirë të shprehemi më mirë këtë gjë.  Kështu në arenën e futbollit europian, “Tirana” është e njohur me pjesëmarrjen e saj në Ligën e Kampioneve 15 herë;  në Kupën UEFA 10 herë; ndërsa në Kupën e Kupave 3 herë. Ndër të tjera,  “Tirana” ka marrë pjesë 7 herë në Kupën Ballkanike, ku është 1 herë nënkampione. Bardheblutë mbajnë rekordin e paraqitjeve të një klubi shqiptar në Europë, jo vetëm në numrin e lartë të pjesëmarrjeve (28), por dhe në sukseset e arritura përgjatë historisë 47-vjeçare të kësaj pjesëmarrjeje, ku numërojnë plot 12 ture të kaluara në kupat e ndryshme europiane, si asnjë skuadër tjetër shqiptare.

Paraqitjet e Tiranës në Kupat e Europës

  Kompeticioni Turi Klubi Brenda Jashtë
1965-66 European Champion Clubs’ Cup 1R Kilmarnock F.C. 0–0 0–1
1966-67 European Champion Clubs’ Cup 1R Valerenga IF n.p. n.p. .
1969-70 European Champion Clubs’ Cup 1R Standard Liege 1–1 0–3
1970-71 European Champion Clubs’ Cup 1R AFC Ajax 2–2 0–2
1982-83 European Champion Clubs’ Cup 1R Linfield F.C. 1–0 1–2
2R Dinamo Kiev n.p. n.p. .
1983-84 UEFA Cup Winners’ Cup 1R Hammarby IF 2–1 0–3
1986-87 UEFA Cup Winners’ Cup 1R FC Dinamo Bucureşti 1–0 2–1
2R Malmö FF 0–3 0–0
1988-89 European Champion Clubs’ Cup 1R Ħamrun Spartans F.C. 2–0 1–2
2R IFK Göteborg 0–3 0–1
1989-90 European Champion Clubs’ Cup 1R Sliema Wanderers 5–0 0–1
2R FC Bayern Munich 0–3 1–3
1994-95 UEFA Cup Winners’ Cup QR FC Bobruisk 3–0 1–4
1R Brøndby IF 0–1 0–3
1995-96 UEFA Cup QR Hapoel Be’er Sheva FC 0–1 0–2
1996-97 UEFA Cup 1QR NK Croatia Zagreb 2–6 0–4
1998-99 UEFA Cup 1QR FK Inter Bratislava 0–2 0–2
1999-00 UEFA Champions League 1QR Íþróttabandalag Vestmannaeyja 1–2 0–1
2000-01 UEFA Champions League 1QR FC Zimbru Chisinau 2–3 2–3
2001-02 UEFA Cup QR Apollon Limassol 3–2 1–3
2002-03 UEFA Cup QR FC Naţional Bucureşti 0–1 2–2
2003-04 UEFA Champions League 1QR Dinamo Tbilisi 3–0 (4:2 pen.) 0–3
2QR Grazer AK 1–5 1–2
2004-05 UEFA Champions League 1QR FC Gomel 0–1 2–0
2QR Ferencvárosi TC 2–3 1–0
2005-06 UEFA Champions League 1QR ND Gorica 3–0 0–2
2QR CSKA Sofia 0–2 0–2
2006-07 UEFA Cup 1QR NK Varaždin Varteks 2–0 1–1
2QR Kayserispor 0–1 1–3
2007-08 UEFA Champions League 1QR NK Domžale 1–2 0–1
2009-10 UEFA Champions League 2QR Stabæk 1–1 0–4
2010-11 UEFA Europa League 1QR Zalaegerszegi TE 0–0 1–O (shte)
2QR FC Utrecht 1–1 0–4
2011-12 UEFA Europa League 2QR FC Spartak Trnava 0–0 1–3
2012-13 UEFA Europa League 1QR CS Grevenmacher 2–0 0–0
2QR Aalesund FK 1–1 0–5
2017-18 UEFA Europa League 1QR Maccabi Tel Aviv 0-3 0-2
2019-2020 UEFA Champions League 1QR Dinamo –Tiblisi 0–2

Më i bukur, më tërheqës dhe më interesant bëhet portreti kësaj “Tirane”, kur sjell  dhe  18 ballafaqimet dhe ndeshjet e zhvilluara  në vite për Kupën Ballkanike.

 

 

 

Paraqitjet në Kupën Ballkanike

Kompeticioni Turi Klubi Brenda Jashtë
Balkans Cup 1964-66 1R PFC Cherno More Varna 0–0 0–1
Balkans Cup 1964-66 1R Beşiktaş J.K. 2-0 1-1
Balkans Cup 1964-66 1R FC Rapid București 1–2 1–3
Balkans Cup 1975 1R Panionios G.S.S. 6-0 1–2
Balkans Cup 1975 1R FK Radnički Niš 0–0 0-3
Balkans Cup 1981 1R Larissa F.C. 3-0 1-3
Balkans Cup 1981 1R FK Sloboda Tuzla 3-0 3-0
Balkans Cup 1981 2R PFC Beroe Stara Zagora 1-3 0-3
Balkans Cup 1990 1R FK Budućnost Podgorica 0–0 0–1

 

Kështu kjo “Tiranë”, kampione në fuqi që pak ditë më parë festoi 100- vjetorin e saj,  dhe që në trurin e parë të Champions League, arriti sukses duke u kualifikuar,  ruan në arshivën e saj,  plot  52 ndeshje të nivelit europian, sepse Champions –League ,U.E.F.A  Europa –League, por dhe ish aktiviteti  Kupës Ballkanike, nuk janë gjë tjetër, veçse ndeshje dhe ballafaqime të nivelit europian që kanë sjellë emocione, suksese dhe zhgënjime nga kjo “Tiranë”  me  histori një shekullore në futbollin shqiptar.