Detaje të reja janë mësuar nga ēkzekutimi i 57-vjeçarit Gëzim Saraçi një ditë më parë në Gjirokastër.
Mësohet se autori 33-vjeç Mihal Thimjo ishte muzikant nëpër dasma, ndërsa më herët kishte punuar edhe me mjete të tonazhit të rëndë.
Autori e ka pranuar krīmin duke deklaruar se vīktima i kishte thënë “grek”, shprehje të cilën ai e ka marrë si ofendim dhe më pas konflikti mes tyre ka marrë përmasa tragjike.
Autori dhe vīktima kanë qenë në gjendje të dehur në momentin e krīmit pasi po ktheheshin nga një drekë ku kishin qenë së bashku.
Thimjo u arrestua nga policia gjashtë orë pas ngjarjes së rëndë, në automjetin e tij duke udhëtuar në një rrugë nacionale pasi kishte ndërruar rrobat e krīmit në një banesë.