Skandali me sistemin TIMS/ Të dhënat e shqiptarëve në duart e grupeve kriminale

19
Sigal

Të dhënat e shqiptarëve në duart e grupeve kriminale, ja prapaskenat e arrestimit të i Ervin Mucës. Flet Av. Redi Ramaj: Siguria kombëtare në rrezik, ka rënë i gjithë sistemi deri te Ministria e Brendshme. Eksperti Karamuço: Policët që denoncuan u hodhën në rrugë

“Urdhëri i arrestit të Ervin Mucës si për rastësi, përkon me nisjen e aktivitetit të Komisionit të posccëm hetimor parlamentar.”

Drejtori i Teknologjisë së Informacionit (IT) në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, u vu në “Arrest shtëpie” të martën, pasi dyshohet të ketë ndërhyrë verën e shkuar në sistemin TIMS, i cili rregjistron hyrje-daljet e qytetarëve nga kufijtë e vendit. Arrestimi përkon me nisjen e punës së Komisionit të posaçëm hetimor parlamentar, të ngritur me kërkesë të opozitës, pikërisht për ngjarjen për të cilën u arrestua drejtori Muça.Prokuroria e Tiranës e cila nisi hetimet, pas kallzimit të vetë strukturave të policisë, bëri të ditur se drejtori i IT-së, dyshohet për “Hyrje të Paautorizuar Kompjuterike”.

Njoftimi i Prokurorisë shjegon se “në datë 2 gusht 2023, në bazën e të dhënave të Policisë së Shtetit, ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara, nga Drejtori i Teknologjisë dhe Informacionit, Ervin Muca. Veprimet janë kryer në orët e vona të natës, ku persona të paautorizuar janë futur në godinë me pin-in personal të një punonjësi tjetër jo prezent, duke ngritur dyshime të arsyeshme për veprime jo korrekte dhe në kundërshtim me ligjin”.Prokurori bëri të ditur se hetimet janë shtrirë në marrjen në pyetje të të gjithë personave të përfshirë në ditën e ngjarjes, ndërkohë që verifikimet e mëtejshme mbi drejtorin Muça, kanë nxjerrë në dritë probleme dhe me të kaluarën e tij. “Rezulton se në datë 23.10.2007 në Itali është raportuar si përgjegjes për veprat penale të dokumenteve false kryer nga persona privatë dhe përdorimin e një akti të rremë. Në datë 09.09.2008 shtetasit ErvinMuça, i është njoftuar vendimi për refuzimin e rinovimit të lejes së qëndrimit të marrë nga shtabi i policisë në Bari”, lexohet në njoftimin e Prokurorisë së Tiranës.Po ashtu, ka rezultuar se Muça “është këshilltar i jashtëm i Drejtores së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, ndërkohë që është edhe Drejtor i Departamentit për Teknologjinë dhe Informacionit në Policinë e shtetit. Ligji për policinë e shtetit, ndalon veprimtari të dyta përveç mësimdhënies. Muca nuk e ka deklaruar këtë veprimtari të dytë në dokumentet aplikues për pozicionin e Drejtorit në Policinë e Shtetit.”

“Ngarkuari me punë në ambasadën amerikane MartinMcDoëell “vuri në dukje shqetësimin e SHBA-së, në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit.Ai nxiti një hetim të shpejtë dhe të gjithanshëm dhe theksoi rëndësinë që ka mbrojtja e të dhënave vetjake/sensitive”

Procedimi penal për ngjarjen, është rregjistruar që në shtator të vitit të kaluar dhe Muça, ka qenë person nën hetim.Mbetet e paqartë arsyeja se përse Muça ka vijuar të ushtrojë i qetë detyrën, dhe vetëm të martën në mbrëmje, pas urdhërit të arrestit për të, Policia njoftoi pezullimin e tij nga detyra.Po ashtu, urdhëri i arrestit, si për rastësi, përkon me nisjen e aktivitetit të Komisionit të posacëm hetimor parlamentar. Kryetari i këtij Komisioni deputeti demokrat ErvinSalianji, tha se: “Uron që arrestimi dhe më pas vënia në arrest shtëpie e Muçës mos të jetë thjesht për truk, për të mos dhënë më tej llogari në Komisionin Hetimor parlamentar për sistemin TIMS . Ajo mori vëmendje pasi i Ngarkuari me punë në ambasadën amerikane MartinMcDoëell “vuri në dukje shqetësimin e SHBA-së, në lidhje me ndërhyrjen e raportuar në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit.Ndërkohë kryeministri Edi Rama, e trajtoi rastin si një çështje thjesht teknike. “Hetimi i brendshëm është kryer i plotë dhe nuk ka asnjë shqetësim. Ajo ngjarja e rëndë nuk ka ndodhur se s’ka pasur as mundësi të ndodhi sepse në përpjekje për të bërë backup-in ka dalë që s’ka backup fare. Kështu që, është një problem teknik i brendshëm. Ata kanë punën e tyre dhe në atë punë ata janë të monitoruar. Edhe hetimi është bërë kështu që nuk ekziston kjo”, deklaroi zoti Rama në një konferencë për shtyp më 25 gusht.

Vjedhja e të dhënave të TIMS-it/ Karamuço: Policët që denoncuan skandalin, u hodhën në rrugë

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço ka zbardhur detaje lidhur me skandalin e ndërhyrjes në sistemin TIMS, në zyrar e drejtorisë së Policisë së Shtetit dhe eksportimin e të dhënave të paautorizuara.Karamuço tha se drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, që tashmë gjendet nën arrest shtëpie, hyri në zyrat e TIMS me dy apo tre persona që nuk kishin lidhje me Policinë e Shtetit, dhe nuk kishin as certifikatë sigurie. Sipas tij, ka qenë presioni i partnerëve tanë ndërkombëtarë dhe mediat që i kanë dhënë zë kësaj çështjeje, për të mos e lënë të kalojë në heshtje.“Mori një tjetër rrjedhë edhe për shkak të partnerëve tanë të SHBA, që pas takimit me Ballën, gati dha një ultimatum. Ishte e rëndësishme se në ato të dhëna janë dhe shtetas amerikanë. Ka qenë një tendencë që ekspertimi të bëhej me eskpertë privatë, por ndërhyrja e partnerëve ka çuar për ekspertim në laboratorin e certifikuar të SPAK.Një person kalimtar, kalon natën në drejtori dhe i thotë a futemi njëherë brenda? Kështu ka ndodhur, nuk ka lidhje me policinë e shtetit dy-tre persona, hyjnë në serverat qendrorë, marrin dhe një USB me vete, dhe ndërhyjnë në sistemin TIMS. Nuk e di çfarë kanë bërë me atë sistem. Thonë për “backup” por u rrëzua më pas. Vijnë punonjësit e policisë, thonë çfarë po bëni këtu? Tentuan të mbyllin dhe kamerat.– tha Karamuço.

Vjedhja e sistemit TIMS, avokati, Redi Ramaj: Siguria Kombëtarenë rrezik!

Avokati Redi Ramaj në një prononcim për gazetën “Telegraf” ka komentuar arrestimin e drejtorit të IT në Policinë e Shtetit, ErvinMuca. Z. Ramaj  tha se vendimi i fundit i Prokurorisë tregon se ka ceduar i gjithë sistemi i sigurisë.

Një shtet që e ka lënë të gjithë situatën në dorën e një personi, mendoj që është shkelje ligji , e sigurisë kombëtare, pasi mund ta karakterizojmë sistemin TIMS , një material që vlen për sigurinë kombëtare . Mos pasja e një sigurie me disa hallka do të thotë se ka ceduar i gjithë sistemi, drejtoria e policisë , Ministria e Brendshme, sistemi  TIMS dhe të gjitha institucionet e tjera që lidhen drejt-përdrejt  me mbrojtjen e këtyre të  dhënave, që flasim me polici kufitare pasi aty regjistrohet cdo e dhënë për këdo person që kalon nëpërmjet saj”

Sipas z. Ramaj Prokuroria e ndaloi  Ervin Mucën pikërisht tani që është ngritur dhe një komision hetimor nga opozita, i cili ka për të nxjerë një sërë problematikash, të cilat Prokuroria i parapriu , për mos të thënë qëProkuroria nuk po mer masa , sepse është denoncuar që në gusht nga opozita. Ndërkohë qeveria ka thënë që  nuk ka rrjedhje nga sistemi TIMS, por arresitimi i drejtorit të IT-së në polici vërteton të kundërtën. Sipas z. Ramaj fajtori kryesor është organi shtetëror që duhet ta ruaj sistemin nuk është një individ, dhe se duhet të kishim një sërë masash sigurie.