Dr. Zekri Palushi: Popull shqiptar! Fillojeni këtë protestë duke “rrëmbyer” Sali Berishën nga shtëpia e tij

14
Sigal

Dr. Zekri Palushi,
Australi

Tashmë, kur të gjitha “pusetat e gjyrizeve” të korrupsionit kriminalo-pushtetorë kanë shpërthyer kudo, nuk besoj se ka mbetur ndonjë Shqiptar, që mund të justifikojë erën e qelbur, frymë bllokuese, që këta “puseta” po lëshojnë çdo ditë, e më shumë, në të katër anët e vendit, me një efekt fatal, për të gjithë Shqipëtarët.

Pra, ju, bashkatdhetarë të nderuar, nëse akoma ndjeheni shqiptar, dhe ruani krenari e rrespekt për këtë emër të mrekullueshëm që Zoti na e ka falë, -atëherë, s’ju ka mbetur gjë tjetër në dorë, veçse sot, këtë ditë të enjte, të muajt Prill, 2024, të mobilizoheni për ta kthyer në një ditë të shejtë për Shqipërinë, dhe, ashtu siq Zoti, -39 vjet më parë, me 11 Prill, 1985, na hoqi qafe diktatorin gjakatar, Enver Hoxhën, edhe ju sot, hiqjauni qafe vehtes suaj, familjeve tuaja, atdheut tuaj, kombit tuaj, anti-Shqiptarin globalist, të korruptuarin, dhe mega-korruptuesin internacional, pas-ardhësin e Enver Hoxhës, -Edvin Ramën. Kthejeni këtë ditë në një ditë të jasht-zakonshme; në një ditë të ri-kthimit të nderit të humbur personal, e kombëtar, si dhe, në një ditë lumturie për të gjithë fëmijët tuaj të shtrenjtë, dhe familjet  tuaja të nderuara.

Prandaj mos hezitoni, dhe mos prisni asnjë minut më tepër, për t’u grumbulluar si gjithmonë tek Rruga e Shpresës, për të lidhur sot besën me njëri-tjetrin, e pastaj, për t’u ngjitur për shkallësh, tek apartamenti i simbolit të demokracisë Shqipëtare, dhe liderit tuaj historik, Profesor Doktorr Sali Berishës, kur ta “rrëmbeni” Atë, dhe me të në krye, vërsuluni si luanët, kundra hajdutëve-kriminel, nga më barbarët që mund të ketë parë ndonjë herë populli ynë, i lashtë Ilirjan. Sot, në këtë protestë, mos-bindja civile, në shkallën e saj më të lartë, (ndaj kësaj bande kriminale, armiqësore, anti-kombëtare, që për rretth 11 vjet ka uzurpuar zyrat qeveritare, të çdo niveli), -tashmë është jo vetëm një domosdoshmëri jetike, por edhe një akt thellësisht patriotik, që duhet të përqafohet nga çdo Shqipëtar, pa dallime politike, dhe fetare. Koha nuk pret, dhe: O sot, O kurrë, ju mund të hyni në historinë tonë kombëtare si heroj fitimtarë. Ndryshe, fëmijët tuaj, kurrë nuk do t’ju a falin indiferencën, -atdheu, dhe kombi, jo-se-jo.

Fitore; Fitore; Fitore!

Zoti bekoftë të gjithë shpëtimtarët e Shqipërisë!

Zoti bekoftë të gjithë mbështetësit e Sali Berishës, dhe kombin Shqipëtar.