Vepror Hasani: Ju rrëfejmë bëmat e gjëmat e kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai

16
Sigal

Projektet e zbatuara prej tij lënë shumë për të dëshiruar.

Drejtësia në heshtje: Kolonjarët do të vijojnë me denoncime

Nga Vepror Hasani

Ndoshta Erion Isai kishte menduar se në Kolonjë do të pritej me madhështi, sepse ai vinte edhe si kolonjar, edhe si aktor, (humorist), edhe si njeri që di si të sillet me njerëzit dhe t’u fitojë zemrat, por ditën e ardhjes së tij nuk ndodhi ashtu siç e priste ai. Dhe e vërteta është se nga kolonjarët nuk u pëlqye aspak, ishin të shumtë ata që nuk shprehën dashamirësi. Ndoshta kryebashkiaku i ri e kapi shpejt mospritjen e kolonjarëve, ndaju përpoq të bënte humor, por edhe në këtë aspekt nuk e mori dot simpatinë e banorëve të Kolonjës. Dhe kolonjarët kishin të drejtë tw dëshironin ta prisnin si kryetar bashkie dhe jo si njeri që përpiqet të bëjë njerëzit për të qeshur. Për banorët e rrethit të Kolonjës rëndësi kishte të tregonte ] më shumë vëmendje ndaj halleve të njerëzve; t’u zgjidheshin shqetësimi dhe problemet, gjithashtu të shtohej edhe numri i vendeve të punës, sepse mjerimi ishte ulur këmbëkryq në çdo familje. Por edhe pas ardhjes së tij, nuk pati përmirësime në ekonominë familjare të banorëve. Gjatë çdo ditë që kalonte, dëshpërimi bëhej më i madh. Ata që në çastet e para nuk besuan te ky intelektual, dhe kishin patur të drejtë; ishin ata që nisën të qeshnin me bëmat e aktorit Erion Isai, sepse bëmat e gjëmat e tij nuk patën të sosur. Ato do t’i rrëfejmë më poshtë.

“Po, është një kryetar bashkie që ka hequr 9 nënkryetarë (vlen edhe për librin Gines); heq dhe vë në punë si t’ia dojë qejfi me një të rënë të lapsit sepse e kundërshtojnë duke u bazuar në ligj. Donte të hiqte edhe lapidarian në hyrje të qytetit, por hasi në rezistencën e kryetarit të veteranëve të Ersekës dhe gjithë veteranëve; gjithashtu ka zbatuar projekte të dyshimta në drejtimin financiar si ish-Komiteti partisë, Bashkia, rrugët etj.”

Takimet me kryebashkiakun e ri të pamundura

Pa kaluar shumë kohë nga ardhja e tij si kryetar bashkie, gjithçka rezultoi hap edhe zhgënjim, – rrëfejnë shumë banorë të Kolonjës, pasi jeta e tyre u rëndua edhe më shumë, situata ekonomike u vështirësua së tepërmi, hallet dhe problemet nuk gjeten dot zgjidhje, përkundrazi u bënë edhe më të shumta. Tashmë prej 5 vjetësh jeta e kolonjarëve është bërë edhe më e vështirë, besimi se jeta e tyre do të përmirësohej u rrënua, askush prej tyre nuk shpreson më në përmirësimin e jetës së vet, sepse Erion Isai i tillë kishte qenë që nga dita e parë e ardhjes së tij. Madje tashmëzotëria në fjalë nuk konsultohet më as me punonjësit e Bashkisë, madje nuk pranon takime pune me ta.“Më lehtë takon Edi Ramën sesa Erion Isanë!” – shprehen kolonjarët. Gjithashtu, banorët e Kolonjës kujtojnë se Erion Isai i tillë paskësh qenë si karakter edhe pa mbërritur në Kolonjë, madje nuk kishte patur simpati as për qeverinë që e kishte nxjerrë nga gjiri i vet.

Erion Isai: “Kthen gunën nga fryn era”

Me këtë rast po kujtojmë fjalën e tij më 1 nëntor 2018 në televizion, ku u shpreh tekstualisht kështu: “Kjo është një qeveri oligarkësh, një qeveri skifterësh që po shqyejnëçdo ditë Shqipërinë!”Nëse dikush nuk beson që kjo shprehje të ketë dalë nga goja e kryebashkiakut Erion Isai, mund t’ua servirim edhe në video, madje me zë dhe figurë. Kurse pas 4 muajve, pasi mori teserën e PS, nisi të shprehej: “Jam socialist i thekur!”. Por kolonjarët tashmë nuk ia vënë më veshin, sepse janë të sigurtë, nëse ndryshon situata, edhe Erioni ndryshon bindjet e veta. Nuk e ka problem të kthejë gunën nga fryn era. Kjo mënyrë sjelljeje me kthesa të herëpashershme e zhvlerësoi figurën e tij si kryebashkiak, sot ai ka një autoritet të rrenuar. Ai fitoi si kryetar bashkie më 30 qershor 2019, ndërsa më 10 korrik 2019 pa marrë detyren nisi të bënte presione psikologjike. Pyetja e tij ishte:  “Çfarë kini bërë 6 muaj, nga 1 janari deri më 30 qershori?” Kjo mënyrë komunikimi na la të kuptojmë se ai ishte foshnjor në administrimin e punëve të Bashkisë, dhe nuk kishte faj, ai ishte thjesht një aktor dhe asgjë më shumë. Detyrwn si kryetar e mori në datën 29 Korik 2019.

Nuk e përfilli ligjin as ditën e parë të punës

Më 29 korrik, ditën e hënë bëri betimin dhe po atë ditë shkeli ligjin, sepse bashkoi njësitë administrative: Çlirim+Mollas; Barmash+ Novoselë; Njësinë administrative Leskovik fshat + me Leskovik qytet, të cilat bëhen me VKB ose me VKM. Madje disa njësi administrative prej shume kohesh i la pa administrator. Dhe “më e bukura” kryetari i vetëm në 61 bashki që ka vendi Erion Isai, vendosi shiritin e kryetarit të Bashkisë mbrapsht. Për këtë arsye u ironizua nga të gjithë kolonjarët, ndaj që nga ajo ditëkryetari i Bashkisë nuk e ka vënë më shiritin që prej 5 vjetësh, sepse i kujtojnë vendosjen mbrapsht të shiritit. Megjithatë, edhe pse e ka detyrim ligjor, nuk e vuri shiritin as kur erdhi Luigji Soreka, as kur erdhi vetë kryeministri, as kur erdhi ministri i Brendshëm; po kështu, shiritin nuk e vendosi as në ditët festash, si: 5 maji dita e dëshmorëve; 6 korrik djegia e Borovës; 15 maj çlirimi i Leskovikut; 20 maj krijimi i batalionit “Hakmarrja”; 20 tetor çlirimi i Ersekës; as për 28/29 nëntorin, ngritjen e flamurit të Pavarësisë dhe çlirimit të Atdheut etj. Dhe jo vetëm kaq, më 28 nëntor të vitit të kaluar, nuk denjoi të vinte fare në qytetin e Ersekës për ngritjen e flamurit, madje edhe lapidarët dhe pllakatet pwrkujtimore i ka inat dhe po i heq si rasti i Rehovës, dhe pllakati në Bashkine Ersekë të dëshmorit Ilirjan Arapi, ndaj me këtë rast po i kujtojmë thënien e Petro Nini Luarasit “Vramëni po gjakun mblidhmani se do t’u duhet nipërve dhe mbesave të shkruajnë gjuhën shqipe”.

Vlen më shumë paraja se gjaku i dëshmorëve
Ka folur keq për qeverinë Rama

Për kryebashkiakun e Kolonjës duket se vlen më shumë paraja se gjaku i dëshmorëve. Erion Isai është një kryetar bashkie që projektet dhe investimet përkatëse i  realizon në mënyrën më të dobët. Edhe frekuentimin në Bashki e ka tejet tw ulwt 43% po dhe 57% jo. Vjen një ose dy ditë në javë. Ka shumë projekte të zbatuara që e kompromentojnë; heq nga puna punonjës me status dhe për një vend pune paguan dy veta; vë në punë punonjës pa status vetëm e vetëm që t’i ketë nën vete dhe t’i urdhërojë ata si të dojë; falsifikon urdhëra çemërimi në punë, çdo gjë e bën në shkelje të ligjit; dhe është një kryetar bashkie që për 5 vjet ka ndërruar 3 makina shumë të mira “Renxh Rover”,  “Benz” AA 099 ZU, “Benz” AB 090 AP dhe një “X5”- a, që nuk i dihet as nami dhe as nishani. Dhe jo vetëm kaq, si kryetar ka folur keq edhe për qeverinë Rama; mashtroi se do të instalohej familjarisht në Ersekë dhe nuk respekton asnjë  datë të shënuar me shiritin e kryetarit edhe pse e ka detyrim ligjor; kryen shpenzime marramendëse me benza dhe naftë. Shume e shpenzimeve për karburant kapërcen shumën 200 milionë të dala nga taksat e kolonjarëve.

“Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai është kundër bizneseve, madje më shumë se 18 biznese janë kërcënuar për prishje të objekteve të biznesit pa marrë parasysh faktin që kjo kategori biznesmenësh ushtrojnë aktivitetin e vet që prej 20-25 vitesh, paguajnë rregullisht taksat dhe mbajnë me punë një pjesë të familjeve të qytetit të Ersekës. Rasti më i fundit u shënua në dt.12 shkurt 2024 dhe nëse urdhëri i tij do ishte zbatuar, për kolonjën do të ishte një maskaradë neveritëse, gjë që nuk ka ndodhur në bashki të tjera. Bëhet fjalë për stallën e të imtave në Borovë.”

Zyrën e drejtoreshës së Financave e bëri WC për vete

Po, është një kryetar bashkie që ka hequr 9 nënkryetarë (vlen edhe për librin Gines); heq dhe vë në punë si t’ia dojë qejfi me një të rënë të lapsit sepse e kundërshtojnë duke u bazuar në ligj. Donte të hiqte edhe lapidarian në hyrje të qytetit, por hasi në rezistencën e kryetarit të veteranëve të Ersekës dhe gjithë veteranëve; gjithashtu ka zbatuar projekte të dyshimta në drejtimin financiar si ish-Komiteti partisë, Bashkia, rrugët etj. E pra, kush dëshiron sqarime më të shumta, jemi të gatshëm t’ia ofrojmë saktësisht siç kanë ndodhur dhe me dokumente të sakta, foto dhe video të cilat e implikojnë në shumë gjëra. Kolonja ka vajza, djem, burra dhe gra të zotë që të japing ujë në bisht të lugës dhe që dinë të drejtojnë dhe jo të bëhen gazi i botës, si kryetari aktual Erion Isai, i cili nuk ka pelqyer as qeverine nga ka dalë ai vetë. Kaq për këtë radhë. Të vetmen gjë që kolonjarët “i  pëlqyen”, ishte Zyra e drejtoreshës  së Financës të cilën e bëri WC për vete, gjë që komentohet edhe sot si në kuptimin figurativ dhe në atë real. Kjo është qeverisja bashkëkohore e kolonjarëve nën drejtimin e kryebashkiakut Erion Isai.

Erion Isai: Kam vënë në rresht artistë të mëdhenj!
Për ju s’e kam problem!

Në datën10 mars 2022, e enjte, kryetari i Bashkisë Kolonjë, thirri një grup punonjësish prej 4 vetash dhe nisi t’u bënte presion psikologjik me largim nga puna. Njerit prej punonjësve i bëri presion duke i thënë: “Unë kam vënë në rresht një prej artistëve më të mëdhenj të vendit, ndërsa me ju nuk e kam problem të marr vendimin që dua”. Emrin e artistit të madh, kolos i skenës dhe kinematografisë shqiptare nuk po e përmendim sepse mënyra si u shpreh kryebashkiaku ishte tejet e ulët. Arsyeja e zemërimit të kryetarit të Bashkisë ndaj 4 punonjësve ishte mosdërhyrja tek shtëpia e dy të moshuarve për prishjen e një muri ndarës, dhe e vërteta është se ai mur me të drejtë nuk është prishur as sot. Kjo mënyrë sjelljeje, – pohojnë punonjës të Bashkisë Kolonjë, – është atakuar edhe nga emisioni satirë-investigativ (“Stopi”, dt. 22.11.2021 e mërkurë). Ndërsa një punonjësi të IMT-së kryebashkiaku iu drejtua me fjalët: “Kërkoj që kur t’i të dalësh me bllok në dorë, kolonjarëve t’u shpëtojë shu..r…a”.

Pse ndodh kështu?

Sipas punonjësit që u këshillua nga kryebashkiaku si t’i trembte kolonjarët, shpjegoi si më poshtë: Kryetari i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai është kundër bizneseve, madje më shumë se 18 biznese janë kërcënuar për prishje të objekteve të biznesit pa marrë parasysh faktin që kjo kategori biznesmenësh ushtrojnë aktivitetin e vet që prej 20-25 vitesh, paguajnë rregullisht taksat dhe mbajnë me punë një pjesë të familjeve të qytetit të Ersekës. Rasti më i fundit u shënua në dt.12 shkurt 2024 dhe nëse urdhëri i tij do ishte zbatuar, për kolonjën do të ishte një maskaradë neveritëse, gjë që nuk ka ndodhur në bashki të tjera. Bëhet fjalë për stallën e të imtave në Borovë. Dhe ishte po ky njeri që pasi nxori urdhërin e prishjes së stallës, pas 3 orësh nxori urdhërin e mosprishjes duke e shtyrë prishjen për tre muaj, deri më 25 prill. Dhe nuk është çudi që edhe më 25 prill urdhërat e tij të jenë po kaq të çuditshëm, gjë që të bën të mendosh se ai është i paqwndrueshëm në veprimet e veta.

 

Arsyeja e mosprishjes

Gjithashtu duhet thënë që arsyeja e mosprishjes së objektit i ishte shpjeguar kryebashkiakut Isai nga inspektori i  IMT-së Ersekë, Paqësor Cane. Arsyeja e shtyrjes ishte bërë me dije që më dt. 8. 2. 24, dhe numër protokolli për të gjitha arsyet që janë cituar më sipër. Kjo për gjithë kolonjarët u konsiderua si shou nga ana e kryebashkiakut, sepse atij nuk i rrihet pa bërë për të qeshur banorët e Kolonjës… Nga aksioni i ashtuquajtur i “madh” që organizoi kryetari i Bashkisë, vetëm një gjë do të veçojmë: Policia e shtetit Ersekë dhe Korçë që ishin njoftuar u treguan shumë korrektë, të qetë dhe profesionalë Dhe megjithatë, nga gjithë kjo maskaradë, viktimë mbeti ispektori IMT me status që e largoi nga puna. Po përse e largoi nga puna?Për prishje të objektit, apo për mosprishje të objektit, kur prishja dhe mosprishja u vendos nga vetë kryetari Erion Isai.

Gjithsesi në vijim ne do të sjellim fakte tw reja lidhur me punët në Bashkinë e Kolonjws  Madje nga një SMS që kemi siguruar, ish-ispektori i IMT-se e ka ftuar publikisht z. Erion Isai në debat televiziv ku të dojë vetë ai, por kësaj ftese kryebashkiaku deri më sot nuk i është përgjigjur. Që të gjitha këto tregojnë se qendrimi në punë i punonjësve të Bashkisë, varet nga humori i kryetarit të Bashkisë. Madje, nisur nga të gjitha këto që kemi numëruar më sipër, mundet të themi se ky kryebashkiak duhet të zërë “një vend nderi” në Librin Gines.