Karolina e Veriut goditet nga uragani Isaias, shkakton dy viktima

252
Sigal

Brigjet e Karolinës së Veriut, janë goditur këtë të martë nga Uragani Isaias.

Mediat e huaja bëjnë me dije se fuqia e këtij uragani kishte rënë në stuhi tropikale pas goditjes së ishujve në Karaibe, mirëpo të hënën është rikategorizuar si uragan i shkallës së parë.

Si pasojë e motit të keq dy persona kanë humbur jetën në Karaibe. Isaias është stuhia e nëntë e madhe e këtij viti.

Qendra Kombëtare për Uragane ka paralajmëruar se Isaias do të shkaktojë shira të rrëmbyeshëm dhe vërshime në të dyja Karolinat, ndërkohë që bartet në gjirin lindor të Shteteve të Bashkuara.

Fuqia e tij pritet të dobësohet, ndonëse edhe qyteti i Nju Jorkut është duke u përgatitur për stuhi të mundshme atje më vonë.