Fatos Lubonja: Koha deri në zgjedhjet është e rrezikshme

369
Sigal

Lubonja: Shqiptarët do të kalojnë një periudhë të vështirë  dhe të rrezikshme deri në zgjedhje

Është një periudhë shumë e vështirë, e rrezikshme për demokracinë, përtej virusit. Virusi mundet ta çlirojë madje, sepse unë shoh një tendencë të Edi Ramës, që me ndryshimet e njëanshme të dhunshme që bëri, apo me aktin e  sotëm (të djeshëm) ndaj Ora News, që nuk dihet ku do të ndalojë, për të kontrolluar zgjedhjet, lirinë e fjalës, votën e lirë, në funksion të mbajtjes së pushtetit me çdo kusht. Do të kemi shumë të papritura. Këta njerëzit e SPAK-ut po japin sinjale se po bëjnë një drejtësi selektive në funksion të pushtetit, këta po quhen pjesë e regjimit. Gjëja më e rëndë në këtë situatë është selektiviteti. SPAK-u është më një anë. Kemi shenja të qarta të një regjimi që po shkon gjithnjë e më afër autoritarizmit, duke u bërë më i rrezikshëm dhe më i dhunshëm. Ky popull është i nënshtruar, do të mbetet i ngordhur. Këtu ke gjithë krimin e organizuar që është në qeveri dhe po pastron para. Kush janë këta që blejnë vila 500 milionë euro? Ç’a SPAK-u, këta janë bandë kriminale, që duan t’i nënshtrojnë të gjithë. Unë them se duhet bërë rezistencë, opozita duhet të jetë e ndërgjegjshme, të mos merret me ambasadat, por t’i hyjë me themel këtij narkoshteti.