Guxholli: Po thellohet kriza e skemës së pensioneve, mosha e tretë e kualifikuar po vidhet me paturpësi

‘Po thellohet kriza e skemës së pensioneve’! Guxholli: Pensionistët e kualifikuar po vidhen me paturpësi

Ekspertja: Ndërhyrjet sporadike apo masat me karakter elektoral nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemet e pensionistëve

Sigal

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, ngriti shqetësimin për trajtimin e pensionistëve të kualifikuar në Shqipëri, duke e cilësuar si një “rreng tjetër” ndaj kësaj shtrese.Sipas Guxhollit, specialistë të kualifikuar si inxhinierë, kimistë, mësues apo ish-drejtues institucionesh, të cilët përfitojnë pensione më të larta për shkak të kontributeve të tyre, po penalizohen padrejtësisht nga skema aktuale.

 Ekspertja nënvizoi se aktualisht ka qindra pensionistë të kualifikuar të përfshirë në procese gjyqësore për këtë çështje, ndërsa shtoi se mungon vullneti institucional për të rishikuar ligjin dhe për t’u dhënë atyre të drejtën që u takon.

 

Guxholli kërkoi një rishikim të thellë të skemës së pensioneve dhe reforma më të gjera strukturore në ekonomi. Sipas saj, ndërhyrjet sporadike apo masat me karakter elektoral nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemet e pensionistëve dhe vetëm sa thellojnë krizën e skemës aktuale.,

Ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, ngriti shqetësimin për trajtimin e pensionistëve të kualifikuar në Shqipëri, duke e cilësuar si një “rreng tjetër” ndaj kësaj shtrese.Sipas Guxhollit, specialistë të kualifikuar si inxhinierë, kimistë, mësues apo ish-drejtues institucionesh, të cilët përfitojnë pensione më të larta për shkak të kontributeve të tyre, po penalizohen padrejtësisht nga skema aktuale. Ajo theksoi se një pjesë e tyre kanë paguar ndër vite kontribute shtesë për të përfituar të ashtuquajturin pension suplementar, por në momentin që vazhdojnë të punojnë edhe pas daljes në pension, kjo e drejtë u hiqet. Ekspertja nënvizoi se aktualisht ka qindra pensionistë të kualifikuar të përfshirë në procese gjyqësore për këtë çështje, ndërsa shtoi se mungon vullneti institucional për të rishikuar ligjin dhe për t’u dhënë atyre të drejtën që u takon. Guxholli argumentoi se specialistët, që vazhdojnë të punojnë nuk e bëjnë domosdoshmërisht për mbijetesë ekonomike, por edhe për të qëndruar aktivë dhe për të kontribuar në sektorë ku vendi ka mungesë të theksuar ekspertësh, si akademia, turizmi, inxhinieria dhe shkencat e aplikuara. Ajo solli në vëmendje edhe problematikën e jetëgjatësisë pas daljes në pension në Shqipëri, duke theksuar se mesatarisht burrat jetojnë rreth 10-11 vite pas shkëputjes nga puna, ndërsa gratë rreth 13-14 vite.Në përfundim, Guxholli kërkoi një rishikim të thellë të skemës së pensioneve dhe reforma më të gjera strukturore në ekonomi. Sipas saj, ndërhyrjet sporadike apo masat me karakter elektoral nuk mjaftojnë për të zgjidhur problemet e pensionistëve dhe vetëm sa thellojnë krizën e skemës aktuale.

“Shiko, doja të shtoja këtu që, domethënë një rreng tjetër që ju bëhet pensionistëve, këtu flas për atë grup të pensionistëve të cilët janë, siç e përmendi dhe Igli, specialistë të kualifikuar. Siç kanë qenë inxhinierët, kimistët, mësuesit, dhe ata që kanë qenë në pozicione relativisht drejtuese, pra që e kanë pensionin më të madh. Edhe ata vidhen me paturpësi sepse krahas pensionit bazë, grupe të caktuara, si për shembull profesorët në akademi,